Aktualitet

Salianji: Si ka mundësi që Rama i do kaq shumë ish-ministrat e Berishës?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 14/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD Ervin Salianji ka deklaruar këtë të shtunë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri është tallje që Rama të nxjerrë në fund emrin që do.

Salianji tha në një intervistë në news 24 se Rama po përdor një pakicë të opozitës për ta përçarë edhe më shumë këtë të fundit.

Më tej deputeti i PD ka shtruar një pyetje: Si ka mundësi që Rama ia do kaq shumë ish-ministrat Berishës.

“PS insiston që Presidenti të mos jetë politik, Rama në seancën e  para 3 javëve tha që nuk do jetë politik, ka qytetar që e beson?  Eksponentë të tjerë të PS thanë që në 5 vitet e fundit s’duhet të jetë në politikë. Është naivitet ky që një pjesë e vogël që duan t’i imponohen PD, vendosin si kriter që presidenti nuk duhet të jetë aktiv në 5 vitet e fundit?! Kam përshtypjen që Rama e ka vendosur se kush do të jetë Presidenti i ri, por nuk e di nëse ka ndodhur në shkeljen e syrit të këtyre që janë në negociata. Si ka mundësi që Rama ia do kaq shumë ish-ministrat Berishës?

Nuk dua t’i hyj emrave sot, e kam thënë dhe dje nëse do kishte proces që presidenti të luante rolin e një zbutësi të legjitimitetit të maxhorancës që s’ka legjitimitetin e duhur, se raporti i ODIHR ia rrëzonte zgjedhjet, në këtë sens PS duhet të jepte kriteret dhe PD dhe opozita të propozonte emrat.

Rama sot nga naiviteti, s’dua të them nga ndonjë marrëveshje e feshetë, po përdor një pakicë të opozitës për të përçarë opozitën, që të thotë në fund po e zgjedh unë se këta janë të përçarë.

Nuk dua të abuzoj apo të hedh aludime të kota, dua të them se procesi është tallje për të nxjerr në fund atë që do, do të thotë që deri tani nuk kemi asgjë që i shërben interesit publik, proces që po luhet nën tavolinë”, tha Salianji.

Pas