Politikë

Salianji: Rama të japë llogari për 3.4 miliard euro të koncesioneve e PPP


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 30/03/20 |
Opi Nion

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat thekson se Rama të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP

Po ashtu, Salianji thotë se; “Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës.”

Reagimi

Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen!

Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit./ Opinion.al

Pas