Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike zhvilloi sot një interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi lidhur me rezultatet e Operacionit Forca e Ligjit (OFL).
Gjatë një interviste televizive, Salianji shprehet se OFL ishte një akt normativ për të pastruar personat e inkriminuar. Sipas tij, janë pastruar njerëz të inkriminuar të PS, por edhe të PD.
“OFL është një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin që mund të ketë kontigjenti i atyre që tashmë janë “të pastër” edhe me ligj. Këtu ka edhe njerëz pranë PD-së, që kanë punuar për PS-në vetëm nga premtimi që “do t’ju lajmë”. Ka disa deputetë aktualë, ish-kryetarë bashkie, për të cilët unë doja emrat nga ministri. Drejtuesi i SPAK-ut tha në Parlament se ka qenë kundër OFL-së, por nuk kishin rrugë tjetër”,-u shpreh Salianji./ Opinion.al