Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji nga Gjirokastra: Milionat e eurove shkojnë te personat me rekorde kriminale

2024/03/31 at 1:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji nga Gjirokastra: Milionat e eurove shkojnë te personat me rekorde kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjirokastra tha se kjo qeveri është e zhytur në zullume.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për personat me rekorde kriminale.

Sipas tij, drejtoritë dhe ministritë me buxhetin më të madh kanë dalë zbuluar para qytetarëve.

”E fundbotshme është gjendja e korrupsionit në vend.

Nëse do na duhet ta përshkruajmë situatën që po kalon vendi, do na vinte në ndihmë patjetër patriarku i letrave, gjeniu i këtij qyteti, Ismail Kadare.

Ka ai një cilësim për mbrapshtitë, për zezonat. I quan disa dukuri, ose zhvillime, si të fundbotshme.

E fundbotshme është gjendja e korrupsionit në vend.

Kemi dy qendrat më të mëdha të pushtetit, dy instancat më vendimmarrëse, me buxhetin e krejt republikës, qeveria dhe bashkia e Tiranës, që kanë dalë zbuluar, lakuriq në sytë e publikut si të zhytura thellë në abuzim e zhvatje të parave të taksapaguesve më të varfër në rajon e në Europë.

Aferat qindramilionë euroshe në shëndetësi, tek inceneratorët, apo te rrugët, janë një çështje shumë serioze që i përkasin të gjithëve. Nuk janë punë të brendshme të një grupi njerëzish, aspak.

Edhe një blegtor në Lunxhëri, dhe një guidë në Qaze të Pazarit, një bar i vogël aty, një shitës në treg, një taksist në Antigone, të gjithë japin një kontribut për arkën e shtetit, për ekonominë, për buxhetin. Zullumi, vjedhja, hajdutëria, rënia si ujku këtij buxheti, është futje dorë pikërisht tek secili prej jush, tek çdo shqiptar. Në çdo përfitim, në çdo pasurim të padrejtë të një qeveritari, është një e drejtë e mohuar për të pasur më shumë rrugë, më shumë shkolla, më shumë kopshte, pensione e paga më të larta, ndihmë ekonomike më dinjitoze. Paratë e vjedhura nga rilindja, janë para të munguara për shqiptarët. Ndaluni për një moment, dhe numëroni pak.

Sa ministra, drejtorë, kryetarë bashkie të Edi Ramës janë kapur në krim, në shpërdorim, në përvetësim fondesh? Nuk i numëron dot, janë pafund.

Vetëm se këtu ka një moment të rendësishëm. Ne kemi votuar dhe kemi sjellë si Opozitë konsensusin më të madh ndonjëherë për drejtësinë e re, pikërisht që të vijë dita që SPAK të mos ndalet tek dera e dy njerëzve më të pushtetshëm në vend. Por të hapë derën e të hyjë aty, pikërisht atu ku është burimi i zullumit.

Provat tani kanë dalë sheshit. Kush është pra pengesa, na e thoni të nderuar zotërinj të SPAK.

Sot të dashur miq, është një ditë e veçantë. Mesazhi që vjen nga Pashkët Katolike është se njohja e të mirës dhe të keqes, e të drejtës dhe të gabuarës, e errësirës dhe dritës, bëhet më e lehtë. Zgjedhja është e qartë.

Nuk do të vonojë shumë dita kur shqiptarët do ta marrin këtë vendim. Do të kenë në dorë ti heqin vendit dhe vetes së tyre një barrë të madhe që e mbajnë në kurriz prej 11 vitesh.

Me largimin e Edi Ramës dhe të tijve, hapet rruga për një rend të ri politik e shoqëror. Çlirohet energjia e kyçur deri më sot. Hapen shanset që janë mbajtur deri tani të mbyllura.

Krijohen kushtet e shanset e barabarta. Bien kastat e korruptuara që janë të interesuara të ruajnë këtë statuskuo të privilegjeve.

Dhe i hapet dera edhe SPAK dhe drejtësisë së re, që të mos qendrojë në paradhomë, por të shkojë tek koka, aty ku qelbet peshku.

Kjo ditë nuk është as e largët, as e pamundur.

Sa më shumë afron, aq më shumë ja shton sfidat opozitës, ne demokratëve.

Bashkimi ynë ka krijuar një momentum, ka nxitur një frymë. Po këto sythe që të shpërthejnë, kërkojnë më shumë nga ne. Mbi të gjitha, cilësi e integritet. Duhet të bëjmë gjithçka, pa kompromis, me çdo sakrificë për të thyer skepticizmin shpesh të pashkak e të paarsyeshëm ndaj nesh. Gjithçka duhet të bëjmë për të fituar besimin. Rama ka rënë, si sistem, si kulturë, si mekanizëm.

Ne duhet të ngrihemi në lartësinë që sjell jo vetëm rrotacion, por sidomos ndryshim. Ndryshimin që të gjithë duan, ndryshim që sjell një vend ku respektohen të drejtat e liritë, ku dinjiteti njerëzor është i çmuar e i barabartë si në bllok në Tiranë, si në Gjirokstër, ku rinia ecën para vrullshëm me ide e sipërmarrje që përkrahen e stimulohen nga shteti, ku universiteti zien nga kërkimet, ku biznesi nuk ka frikë nga taksidari, ku askush nuk duhet të ketë më frikë nga pushteti, përpos keqbërësve dhe kriminelëve. Nuk është e pamundur të dashur miq. Kjo mund të ndodhë, dhe jam i bindur se do të ndodhë”, tha Salianji./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Masat anti-COVID, Greqia zgjat me disa ditë bllokimin e Kapshticës

Mbyllen për dy ditë pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Veliaj së bashku me djalin urojnë nga spitali festën e Pashkës

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Veliaj së bashku me djalin urojnë nga spitali festën e Pashkës

Probleme në Rinas me sistemin TIMS? Reagon Policia e Shtetit

Probleme në Rinas me sistemin TIMS? Reagon Policia e Shtetit

TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com