Deputeti Ervin Salianji tha se nëse gjykata do të marr vendimin pro grupit te zotit Berisha për drejtimin e partisë ai do ta respektojë këtë vendim.
I pyetur gjatë një interviste në News 24, ai tha se nëse gjykata do të vendoste për palën tjetër atëherë ky vendim nuk do të ishte në përputhje me vetë demokratët.
Pjesë nga intervista
Nisida Tufa: Nëse gjykata merr vendim pro grupit të Berishës?
Salianji: Në respekt të plotë. Gjykata mund të marr çdo lloj vendimi. Kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin drejtuesit. Nëse gjykata merr këtë vendim është e zgjidhur për të gjitha palët.
Nisida Tufa: Nëse është pala tjetër?
Salianji: Do të bëja përpjekje për bashkim. Sepse janë demokratët që udhëhiqen nga Berisha dhe një vendimarrjen gjykate që nuk përputhet me demokratët./Opinion.al