Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji letër nga qelia: Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, opozita fuqizimin e qytetarit

2025/01/19 at 1:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji letër nga qelia: Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, opozita fuqizimin e qytetarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, në të cilën shfaq ndryshimet e fushatave të dy forcave kryesore politike në vend.


Salianji thotë se PS po kërkon të marrë mandatin e katërt vetëm për projektin personal të Ramës.

Ndërkohë thotë se paketa e emergjencës e propozuar nga PD është një ndërthurje e disa masave që do të zhduknin skamjen në vend.

Postimi i Salinjit:

Kronika e përditshme e bën jo të lehtë të gjesh disa dallime e veçori në atë që mund të jetë thelbi i fushatave të dy forcave kryesore politike në vend.

E qartë deri tani është se Rilindja, socialistët e kërkojnë dhe një mandat të katërt thjesht për projektin personal të Ramës, për një ide që vjen nga shtrembërimi mental prej qendrimit gjatë në pushtet, që ka të bëjë me madhështinë e tij.

Edi Rama kërkon vetëm të ushqejë egon, dhe aty futen gjithë frikërat që ka nga humbja e pushtetit dhe po ashtu gjithë shpresat për më shumë privilegje e përfitime.

Po të shihni dhe prioritetet e tij, kanë lidhje me koncensione, me ndërtesa të larta, me PPP me shpërndarjen e çdo cope të Shqipërisë. Ku padyshim ai menaxhon dhe interesat financiare.
E gjitha kjo ka nisur me një manifakturë të madhe për krijimin e mitit të tij, ku janë keqpërdorur shumë elisa, duke e quajtur herë markë ndërkombëtare, herë Skënderbe, Zeus, herë Odise. Kur, në fakt, ai i vërteti është “babloku” i përgjimeve të Bild. Dhe për ta rritur e ushqyer më tej këtë mit, ku medemek flitet për përmasa të jashtëzakonshme të liderit, mbinjeriu tanimë ka nevojë dhe për objekte, godina dhe fasada ku të reflektohet trilli i tij.

Kjo është e gjithë çfarë mbetet nga politika dhe ideollogjia e kastës në pushtet pas 3 mandatesh. Njeriu, qytetari, fermeri, pensionisti, profesionisti, i riu, studenti, familjari, nuk ekziston. Për ta mbajtur të karikuar këtë kult të rremë, ai po investohet vetë së fundmi. Tregimet e të tjerëve për të, fusin ujë. Nuk mjaftojnë më dhe nuk bindin rilindaset që thurin ditirambe.

Ndaj doli e foli 1 orë për veten e tij para ca ditësh. Një rrëfim që as nuk ja kërkoi njeri, as nuk i duhet njeriu. Një përpjekje për të treguar se meqënëse qenka hetero, jo siç e kanë fyer e damkosur, qenka dhe i ndershëm. Hajde mendje hajde.
Ai ka kuptuar se gjysëm-njeri e gjysëm-perendi është vetëm për ministrat e ministreshat e tij, dhe se populli krejt tjetër gjë mendon. Ndaj duhet dhe një investim i fundit. Dhe një tjetër mandat për këtë e kerkon.

Shihni si veproi me pensionistët. Në vend se t’u rriste atë që u takon të marrin, ua jep si bonus nga dora e tij. Që të duket si “Shpëtimtari”.
Ndërkohë që shpenzon 5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për një kopsht personal në kryeministri, që të ngjajë gjigand kur jep intervista, i një tjetër bote.

Deformime të mëdha të një autokratuci që ka nevojë për më shumë pushtet, privilegje, madhështi dhe adhurim. Kur në të vërtetë do të duhej të ishte duke dhënë llogari para ligjit për gjithë aferat e lidhjet kriminale.

Kjo lodra personale e Ramës, ky kaleidoskop ku ai perthyen imazhet e tij, ky vend që kërkon ta shndërrojë thjesht në syprinë për dukjen e tij Narcizi që nuk lëshon karrigen, nuk është Shqipëria. Ka të tjera halle, shumë madje.
Dhe është shumë pozitive që Opozita ka krejt tjetër kurs. Eshtë përqendruar e gjitha tek njeriu.

Tek jeta e tij e përditshme tek përpjekja që bën gati gjysma e popullsisë për të kapur fundin e muajit, për të shlyer faturat e për të plotësuar nevojat bazike.
Mjerimi është një nga arsyet pse autokratuci zdërhallet në realitetin e tij pervers. Dalja nga kjo gjendje, do të fuqizonte qytetarin, dhe para një qytetari të mëkëmbur s’ka vend për shtypës e për sundues.

Paketa e emergjencës e propozuar nga PD është një ndërthurje e disa masave që me të vërtetë do ta zhduknin skamjen.

Duken si ndërhyrje kurajoze, por padyshim se nëse kanë një faturë financiare, e gjitha ja vlen.
Kalimi i gjendjes ku mezi mbyllet muaji për një pjesë të popullsisë, është çlirimi nga një robëri e dhunshme. Vetëm pasi ta ketë siguruar këtë prag, dikush do të nisë të mendojë, të aspirojë, të kërkojë më shumë, të ngrejë zërin, të protestojë, të mos lejojë qeverisjen e keqe, dhe të kontribuojë pra për shoqërinë e vendin.

Kthimi i një segmenti kaq të madh të shoqërisë tonë, nga të shtypur e vulnerabël në pjesë vitale, është padyshim rigjenerimi më i madh i këtij trupi social të rrëgjuar në 3 mandate.

Përqendrimi i Opozitës tek qytetari, tek përmasat e tij, tek lëkura e tij duket dhe i besueshëm dhe i vërtetë. Edhe më parë, në historinë e saj PD ka treguar se aktet më të mëdha të ndërmarra janë bërë për qytetarin.
Ndaj e shoh si zhvillim pozitiv dhe e inkurajoj këtë kurs.

Ndoshta me afrimin e 11 Majit, edhe Edi Rama do të tentojë të lërë për një çast delirin e madhëstisë së tij personale, nën këshillat e konsulentëve elektoralë, e të kthehet gjasme nga njerëzit. Por nuk do të ngjisë. Do të duket artificë.
Këto dy botë që janë sot përballë e bëjnë të lehtë zgjedhjen e 3.7 milionë shqiptarëve me të drejtë vote.

Një votë për rritjen e pushtetit personal të Edi Ramës, të nanuritjes së madhështisë së tij me kulla dhjetra katëshe e miliona euroshe me sjelljen si lider global e me gjestet groteske alla-meloni. Apo një votë për hallin tend?!



Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Para
37-vjeçari përndjek gruan, hidhet nga lartësia kur e vënë re

37-vjeçari përndjek gruan, hidhet nga lartësia kur e vënë re

Mijëra palestinezë marshojnë për t’u kthyer në Gazën veriore

Mijëra palestinezë marshojnë për t'u kthyer në Gazën veriore

Lidhja e oqeaneve, si u ndërtua Kanali i Panamasë

Lidhja e oqeaneve, si u ndërtua Kanali i Panamasë
















TE FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
17 Dhjetor, 2025

Naveed Akram, i dyshuari për të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59...

Lexo më shumë

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
17 Dhjetor, 2025

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti,...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com