Është shoqëruar me debate seanca e Komisionit të Sigurimit, mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Ervin Salianji.
Deputeti demokrat i kërkoi ministrit që të heqë maskën me logon e PS, pasi sipas tij, ministri përfaqëson të gjithë qytetarët.
Pas kërkesës së Salianjit, Çuçi vendosi të mos replikojë dhe hoqi maskën me logon e PS dhe mori një tjetër.
“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”,-tha Salianji./ Opinion.al