Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është liruar ditën e sotme pas gati 10 muajsh në qeli.
Ai ka lënë ambientet e qelisë së Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht dhe ka folur për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se burgimi i tij ishte për arsye politike.
Ai u zotua se do të vazhdojë luftën kundër regjimit, të cilin e cilëson të kriminalizuar dhe autoritar.
“Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë.
Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike”, tha Salianji.