Deputeti i PD-së, Ervin Salianji shprehet se beson se vendimi i kryetarit të PD, Lulzim Bashës do të jetë dorëheqja e tij nga ky post.
Salianji thotë se kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek ai.
“Fokusin ta mbajmë tek mosardhja e kryeministrit sot. Shmangia që i bëhet kësaj kërkese tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë. Përsa i përket kërkesës së grupit parlamentar të PD, nuk është një çështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet për t’i hapur rrugën krizës që ka PD, që për fat të keq vjen kryesisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek Basha. Nuk ka pasur tërheqje, besoj se do të ketë dorëheqje.”-tha Salianji./Opinion.al