Aktualitet

Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë, mediat e huaja jehonë incidentit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 06/12/22 |
Opi Nion

Incidenti i ndodhur ditën e sotmë në protestën e thirrur nga opozita, ku kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga 31-vjeçari Gert Shehu është pasqyruar dhe në mediat e huaja.

Ndër këto media kanë qenë, Reuters, Protothema.gr dhe Ansa.

 Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Protothema.gr shkruan se Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa lideri i opozitës shqiptare drejtonte një demonstratë antiqeveritare me një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës.

Nga ana media italiane “Ansa.it” shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë./Opinion.al

 

Pas