Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha në ‘Opinion’: Ditën që Basha mori vendimin ndaj meje e telefonova dhe i thashë…

2024/12/12 at 9:55 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sali Berisha në ‘Opinion’: Ditën që Basha mori vendimin ndaj meje e telefonova dhe i thashë…

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë për herë të parë detaje nga fushata e 2021 dhe biseda e fundit me Lulzim Bashën.


I ftuar në intervistë në ‘Opinion’, në TV Klan, Berisha rrëfeu bisedën telefonike me Bashën, kur ky i fundit mori vendimin për të mos e futur në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, kreu demokrat zbuloi për herë të parë në studio se para se të vendosej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vendosur të linte mandatin.

Blendi Fevziu: Përse një shqiptar, mund të jetë një dilemë duhet të votojë Sali Berishën i cili 11 vite më parë dha dorëheqjen dhe tha do të largohem nga politika? Ka breza të tërë që janë rritur, ju kanë parë president dhe sot thonë vetë Sali Berisha tha në 2013-ën unë e përmbylla misionin tim, pas 11 vitesh rikthehet prapë. Pse duhet të të votojnë këta për kryeministër?

Sali Berisha: Pse pasi është larguar? Sepse Sali Berisha pasi ishte larguar në mënyrë definitive dhe pa ekuivok dhe po përgatitesha për katër muajt e ardhshëm të dorëzoja dhe mandatin e deputetit sepse ka gjithmonë një kohë për vendime. Çfarë ndodhi? Ndodhi një sanksionim mbi lobimin korruptiv.

Blendi Fevziu: Ju po përgatiteshit të dorëzonit mandatin?

Sali Berisha: Absolutisht po!

Blendi Fevziu: Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë?

Sali Berisha: Absolutisht po.

Blendi Fevziu: Pra megjithëse ju ishit në listë dhe fituat zgjedhjet e 2021-shit në Shtator nuk do shkonit në parlament do e dorëzonit mandatin?

Sali Berisha: Në 2021 që ta dinë qytetarët pasi bëra një fushatë 1-vjetore përfshi në këtë studio këtu për të bindur shqiptarët për liderin e PD-së, Lulzim Basha, kemi bërë këtë debat me njëri-tjetrin. Unë, nuk do të kandidoja. Por meqenëse influenca në PD del e lartë moskandidimi mund të na dëmtojë dhe në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi të shkoj në Shkodër.

Blendi Fevziu: Ju i keni thënë Bashës që jeni i gatshëm të mos kandidoni?

Sali Berisha: Absolutisht po.

Blendi Fevziu: Basha ka thënë gjithmonë që ju ia keni kërkuar?

Sali Berisha: Lëreni çfarë thotë. Ai çfarë thotë në mëngjes nuk thotë në darkë. Është problem ai me veten e tij. Por unë të them që kam qenë shumë i vendosur. Më ka propozuar të shkoj në Shkodër. I them jo, sepse e ndajmë fushatën dhe mediat për të të injoruar komplet ty do merren me mua, do japin aktivitetet e mia, por unë jam i interesuar të fitojë PD-ja jo Sali Berisha. Dhe nuk do bëj fushatë. Nuk gjen, qoftë një çerek ore fushatë të Sali Berishës në 2021. E bëri Kamala Harris fushatën, i doli Obama në krah. U ça fushata. Nuk çahet fushata.

Blendi Fevziu: Për këtë arsye nuk dole?

Sali Berisha: Sigurisht për këtë arsye.

Blendi Fevziu: Për këtë arsye zoti Berisha nuk reaguat kur Basha thoshte teza qesharake që unë futa Shqipërinë në NATO, unë bëra Rrugën e Kombit, apo unë hapa vizat? Se unë e kam pasur këtu në studio dhe kam pasur 4 gazetarë që filluan të qeshnin.

Sali Berisha: Cili ka qenë qëndrimi im? Unë i kam thënë kryekëshilltarit të tij që me këtë veprim bëtë një gabim shumë të madh sepse gazetarët atë do ta delendisin si në ring. Nuk mund të themi gjëra që s’janë. Më e bukura ma sollën ta shoh përpara. Bënin edhe ata atë analizën e tyre. Unë i kam thënë ama nuk mund të dilni me mashtrime para shqiptarëve. Erdhi këtu në studio e mbajtën me mëshirë gazetarët në debat me ju. I them Asafit, e patë? Po tha kishit të drejtë. Këto nuk ishin të miat, por nuk mund të protestoja publikisht në mes të fushatës.

Blendi Fevziu: Ju kishit vendosur të dorëzonit mandatin?

Sali Berisha: Po do e dorëzoja.

Blendi Fevziu: Vetëm shpallja non grata ju detyroi të qëndronit?

Sali Berisha: Jo vetëm shpallja non grata. Unë kur u shpalla non grata çfarë i thashë atij. Ka ardhur Filip Rikër ka thënë këtë. I thuaj i thashë që listën e deputetëve nuk mund ta bëjë kurrë kush tjetër përveç shqiptarëve. Kush ndonjë vend tjetër në botë nuk i ka ndihmuar shqiptarët në rrugën e lirisë sa SHBA, por nuk kanë bërë kurrë për t’ua bërë listën e deputetëve se pastaj është koloni. Prandaj kjo nuk mund të ndodhë. Ky del, pret datën 9 Shtator dhe e njofton nën presionin e madh të ambasadores etj. E marr në telefon i them shiko. Ke marrë një vendim krejtësisht të pabaza, por pavarësisht, mblidh Këshillin Kombëtar ose grupin e deputetëve ose Kuvendin e partisë. M’u përgjigj unë nuk bëj mbledhje anti-amerikane. I thashë ç’mbledhje anti-amerikane është mbledhje për shtetin ligjor, për rregullat, ne kemi statut, është Kushtetuta jonë. Duhet të zbatojmë statutin. Jo, jo tha, nuk bëj mbledhje anti-amerikane. Para se të vinte Rikeri i kisha thënë. Ky problemi i sanksionimit tim është problem personal dhe partia nuk do të përzihet në këtë çështje. Unë ndihma e Zotit, pushka e hotit. Më vonë mora vesh se ishte hotian se më tha çfarë do të thotë kjo. I thashë do të thotë që unë për pushkë kam pendën dhe do të luftoj. Unë e hodha në gjyq Antony Blinken dhe fillova me mediat amerikane.

Blendi Fevziu: Pyetja ime që ishte përse një shqiptar do ju votojë kur jeni kthyer 11 vjet pasi jeni larguar vetë, është sepse ju ju detyruan të ktheheshit?

Sali Berisha: Në qoftë se do ta përfytyrosh, ta imagjinosh një proces ku shqiptarët të shohin shqiptarin sot nuk ka shqiptarë të majtë të djahtë, të qendrës që nuk konsideron Sali Berishën mbrojtësin më kryesor të shqiptar dhe të dinjitetit shqiptar. I gjithë ky rikthim nuk erdhi për veten time. Unë e hodha në gjyq sekretarin. Unë bëra detyrën. Bota e mori vesh që unë e padita. Me atë rast morën vesh se më kishte sanksionuar. Në këtë kontekst në qoftë se shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, për dinjitetin e shqiptarit ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar sepse e dinë që fjalën e mban.

 



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë administrata e re Trump

“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë administrata e re Trump

Vota e diasporës, Sali Berisha: Nëse nuk bëhet fajin e ka Edi Rama!

Vota e diasporës, Sali Berisha: Nëse nuk bëhet fajin e ka Edi Rama!

Sali Berisha: PD shkon në zgjedhje me koalicion…

Sali Berisha: PD shkon në zgjedhje me koalicion...
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com