Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sala Saliu

2016/02/08 at 8:16 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sala Saliu

Nga Edison Ypi

Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po të tha “Sala” përpara ke një djalë flori. Jo domosdoshmërisht nga veriu. Shqiptar që sheh punën e vet. Banon, të themi, në Bërxull. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, që i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës së kurvit. Ka qënë pak vite në emigracion ku me punë të madhe ka fituar ca para dhe ka bërë ca kursime me të cilat ka ngritur një fermë të vogël.

E ka të qartë se me ligje, detyrime, taksa, shteti i Salës, pra shteti i punës, nuk është si shteti i kurvit që favorizonte dembelët, llafazanët, spiunët, por llërëpërveshurit. Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën.

Por nuk i sheh me zili të ardhurit shumica e të cilëve kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ai në Greqi. Kanë gjetur pra një ekuilibër dhe sillen në mënyrë diplomatike me njëri-tjetrin. Është besimtar. Vete çdo të xhuma’ në xhami. Nga ’97-a mban të fshehur një kalashnikov. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy.

Nuk merr kurrë në telefon televizionet dhe radiot. Celulari dhe Interneti i duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për “Rrugën e Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët. E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit.

Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunëve. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset nuk mburret, vazhdon punon, jeton, bën qef me gruan, rrit fëmijët. I vjen për të qeshur me ata që Salën e quajnë Saliu. Thotë me vete; Nëse Sala do quhej Saliu, pse të mos quhet edhe Edi Ediu ?!

Ama po e pyete tjetrin cili është Kryetari i Partisë Demokratike dhe të tha “Saliu”, tabloja është krejt tjetër, përpara ke një përbindësh. Jo domosdoshmërisht nga jugu. Nëse tepër i ri dhe nuk ka qënë vetë spiun, e pamundur të mos ketë pasur babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër në Sigurim. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra.

Rri shumë në kafene. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret nën zë se s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin shpesh në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t’i thotë hapur. Nuk është besimtar. Me Zotin, Perëndinë, Kishën, Xhaminë, s’e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe me basen, me të gjitha. Nuk ja kanë zilinë. Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall por harram.

Mbjell hashish në parcela larg fshatit. Ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy fëmijë, asnjërin në terezi për shkak të hashishit të babait. Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Mëngjezeve u telefonon televizorave, ku lëshon kushtrime komuniste; I bëj thirrje trupit diplomatik të gjitha shteteve të botës kundër Saliut etj. etj. Urren Kosovën, kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”. Pra ky që liderin gjenial të Partisë Demokratike e quan “Saliu” është një pleh.

Ju sugjerojmë

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
Aktualitet

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë

30 Qershor, 2025 2:55 pm
Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17
Kryesore

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17

30 Qershor, 2025 2:44 pm
SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Aktualitet

SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri

30 Qershor, 2025 2:33 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së
Aktualitet

Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së

30 Qershor, 2025 2:13 pm
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

30 Qershor, 2025 2:08 pm
Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen
Aktualitet

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

30 Qershor, 2025 2:03 pm
Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

30 Qershor, 2025 1:51 pm
Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
Aktualitet

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

30 Qershor, 2025 1:44 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

30 Qershor, 2025 1:42 pm
Para
Foto/ Beyonce vishet si Michael Jackson

Foto/ Beyonce vishet si Michael Jackson

Fleckenstein: Dekriminalizimi këtë javë në parlamentin shqiptar

Fleckenstein: Reforma në drejtësi për popullin, jo për Merkelin

Fotot/ Modelja obeze zhvishet nudo për të sensibilizuar botën

Fotot/ Modelja obeze zhvishet nudo për të sensibilizuar botën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
30 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për...

Lexo më shumë

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17
30 Qershor, 2025

Federata e Futbollit njofton se Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U-17. Tekniku italian ka përfunduar kontratën...

Lexo më shumë

SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri

SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
30 Qershor, 2025

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyrin është pezulluar nga detyra nga ana e SPAK. Ndaj tij është vendosur...

Lexo më shumë

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
30 Qershor, 2025

Me një spektakël magjik mode, pasioni dhe trashëgimie kulturore, Muza Competition 2025 mbylli me sukses edicionin e saj të katërt....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com