Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës.
Sipas “News24”, transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.
Tahiri ndodhej në IEVP e Fierit që pas dënimit nga GJKKO më 9 shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO. Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.