Saimir Tahiri ka thyer heshtjen nga kampi i PS dhe ka komentuar edhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetaret nese ka mundesi që PS të marrë edhe mandatin e 18 në Tiranë, Tahiri tha: S’dua të shtij fall, por jam shumë i bindur që aty po shkojmë dhe aty do shkojmë.
“Jemi duke punuar dhe duke parë çdo sekondë atë që po ndodh. Dua të falenderoj komisioneret e PS, vëzhguezit, ata që sot janë duke numëruar votat, ata që po asistojnë që vota e qytetareve të jetë e shkëlqyer. Ne e shohim me përgjergjesi. Procesi s’ka mbaruar por e rëndësishme eshte që gjithcka të shkojë mirë deri në çastet e fundit”, tha ai.