Ish-ministri i Brendshëm, sot person nën hetim, Saimir Tahiri do paraqitet në orën 12:30 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Vetë Tahiri ka deklaruar se po shkon me dëshirë duke thënë se ka prova të reja për organin e akuzës.
Kujtojmë se të shtunën ai kishte deklaruar se do të dalë në media, por më pas e anuloi konferencën. Kjo përkoi edhe me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.