Nëse mendoni se Erion Veliaj është nga të rrallët që “merr kopje” nga politikanët amerikanë sjelljen në publik, gaboheni rëndë. Tashmë dhe ministri i brendshëm duket se sheh përtej kufijve për realizimin e nismave sidomos atyre që kanë impakt në publik. E tillë ishte dje me rastin e 8 marsit ndarja e luleve per drejtueset femra të automjeteve. Të instruktuar nga shefat e tyre, policët rrugorë shperndanë lule sipas një praktike që prej vitesh ndodh në Lituani apo vende të tjera europiane. ( http://www.boredpanda.com/lithuanian-police-officers-give-flowers-international-womens-day/?utm_source=facebook&utm_medium=link&utm_campaign=BPFacebook).
Ndoshta nuk ka asgjë të keqe të marrësh “kopje” nga vende më të zhvilluara inisiative të tilla. Por ndoshta bashke me të duhet marrë dhe pak shkollim dhe trajnim për policët rrugorë. Që dje shpërndanë lule për drejtueset femra të cilat ishin në pjesën më të madhe pa rrip sigurimi. Dhe sigurisht që nëse kishin marrë urdhër të shpërndanin lule nuk dinin më nëse veç luleve a duhej t’i gjobisnin drejtueset femra..