Drejtuesi i emisionit “STOP”, Saimir Kodra, është shprehur se kamerat e fshehta të emisionit investigativ që ai drejton kanë arritur të sigurojnë pamje të dhunës që ushtrohet ndaj moshave të thyer në azilet e pleqve.
Kodra deklaroi në emisionin ‘Opinion’, të martën, se këto materiale mund të publikohen në ditët në vazhdim.
Prej disa kohësh, opinioni publik është shokuar nga dhuna e ushtruar në kopshte të ndryshme ndaj fëmijëve të mitur në kryeqytet dhe në disa shtëpi jetimore në qytete të ndryshme të vendit, por siç duket dhunës nuk i kanë shpëtuar edhe të vjetrit në azilet e pleqve.