Deputetët e Kosovës ka dështuar ditën e djeshme për herë të 26-të, në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Komisioni për votimin e fshehtë për votimin e kryetarit të Parlamentit, as në seancën e kaluar nuk e mori “dritën jeshile” nga ligjvënësit.
Kjo iniciativë e kryesuesit Avni Dehari, nuk mori më shumë se 52 vota, një votë kundër, kurse abstenime s’pati.
Ndërsa sot, 5 qershor, do të tentohet për herën e 27-të që të bëhet funksionalizimi i Kuvendit.
Seanca pritet të nisë në orën 11:00.