Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët

2022/07/16 at 8:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në bllok.


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të shtunën një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kompromisi parasheh një përpjekje për të ndryshuar Kushtetutën maqedonase, me qëllim që të njihet pakica bullgare, por lë shumë çështje të ndjeshme për t’u zgjidhur midis Shkupit dhe Sofjes. Thuhet se lë të hapur njohjen bullgare të gjuhës maqedonase.

Do të duhej të ishte arsye për festë, jo vetëm për Shkupin, por edhe për Bashkimin Evropian, që, më në fund, duket se ka kthyer në jetë procesin e zgjerimit të tij.

Megjithatë, zvarritjet e vjetra me dekada ka të ngjarë të lënë një shije të hidhur – dhe, ç’është më e keqja, mund të diktojnë tonin e Maqedonisë së Veriut në negociatat e ardhshme me bllokun.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që synojnë BE-në, ashtu si edhe vendet e saposhpallura kandidate – Moldavia dhe Ukraina – mund të mësojnë një apo dy gjëra nga Maqedonia e Veriut, kur bëhet fjalë për udhëtimin e tyre drejt Brukselit.

Kjo sagë e vazhdueshme u ka treguar atyre se nuk mjafton të bësh reforma brenda vendit, për të përmbushur standardet e BE-së. Më e rëndësishme, ndoshta, është zgjidhja e çdo çështjeje të hapur dypalëshe me vendet anëtare të BE-së.

Pak vendeve u është dashur të përballen me aq shumë sfida – sa Maqedonisë së Veriut – në përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar organizatave perëndimore.

Më e madhja ka ndodhur në vitin 2019, kur Maqedonia ka ndryshuar emrin e saj në Maqedoni të Veriut, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje me fqinjin e saj jugor, Greqinë. Kjo, pastaj, ka hapur rrugë për pranimin e Shkupit në NATO, në vitin 2020.

Me ndryshimin e emrit, procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE ka mundur të nisë qe atëherë, por edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria – rrugët e të cilave drejt anëtarësimit në BE janë të lidhura – është dashur të presin edhe një vit, pasi Franca nuk ka qenë e kënaqur me mënyrën se si është projektuar procesi i përgjithshëm i zgjerimit të bllokut.

Për të qetësuar Parisin, Brukseli ka bërë disa ndryshime kozmetike, edhe pse shumë diplomatë të BE-së kanë thënë se shtyrja ka pasur të bëjë më shumë me nervozizmin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, rreth zgjedhjeve lokale në vendin e tij.

Më pas kanë nisur kundërshtimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit midis Shkupit dhe BE-së.

Shqetësimet kryesore të Sofjes kanë të bëjnë me zbatimin e ngadaltë të Traktatit të Miqësisë, të nënshkruar mes dy shteteve në vitin 2017; me represionin e supozuar të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe me origjinën dhe statusin e gjuhës maqedonase, të cilën Sofja e konsideron si një dialekt të bullgarishtes.

Në propozimin francez, të paraqitur në fillim të verës, kur Franca mbante ende kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, disa, por jo të gjitha nga këto çështje, trajtohen.

Më e rëndësishmja është se, përpara se të fillojë bisedimet e pranimit me Brukselin, Shkupi duhet të ndryshojë Kushtetutën e tij – këtë herë për të përfshirë një referencë për pakicën e tij bullgare.

Në propozimin francez ka edhe referenca që lidhen me Traktatin e Miqësisë, të cilat lënë të kuptohet se çështjet e diskutueshme historike dhe arsimore, do të vazhdojnë t’i ndjekin marrëdhëniet mes dy fqinjëve.

Disa zyrtarë të BE-së, që kanë folur për Radion Evropa e Lirë, mendojnë se propozimi i paraqitur nga Franca është “i padrejtë” për Shkupin, por askush nuk duket se ka ndonjë ide më të mirë.

Vlen të kujtohet se Qeveria pro-reformiste në Sofje është rrëzuar në qershor, sepse propozimi francez është parë si shumë “pajtues”.

Çka përmban propozimi francez?

Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.

Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

Një diplomat i BE-së, i cili ka dashur të mbetet anonim, sepse nuk ka qenë i autorizuar për të folur për këtë çështje, ka thënë: “Nëse Shkupi nuk pajtohet me këtë [propozimin francez], ai do të lëngojë në të njëjtin vend edhe për një dekadë tjetër. Së paku”.

Qeveria e re e Bullgarisë mund të kërkojë lehtësisht më shumë dhe ta bllokojë procesin edhe një herë.

Dhe, vetë fakti që 27 vendet anëtare të BE-së po konsiderojnë seriozisht shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, ka nxjerrë në pah presionin që ka pasur Shkupi nga të gjitha anët për të rënë dakord me propozimin francez.

Në fund të fundit, kështu duken marrëdhëniet asimetrike midis anëtarëve të BE-së dhe atyre që shpresojnë të hyjnë në BE. Shtetet anëtare të BE-së kërkojnë, kandidatët veprojnë. Thjesht, vendet e BE-së kanë shumë dëshirë të marrin gjithçka që munden nga vendet tjera. Kërkesat mund të bëhen edhe para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Kur ato fillojnë, vendi kandidat duhet të fillojë pastaj procesin e ngadaltë të miratimit të legjislacionit të BE-së, i cili është i ndarë në mbi 30 kapituj.

Njëzet e shtatë shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin unanimisht se kur hapen dhe kur mbyllen ata kapituj./REL



Ju sugjerojmë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

2 Shkurt, 2026 11:46 am
Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
Kryesore

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

2 Shkurt, 2026 10:52 am
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Para
Kryeministri i RMV: Më 19 korrik mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare

Kryeministri i RMV: Më 19 korrik mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare

Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Bllokohet një anije në Qerret, dyshohet se ka lëndë narkotike

Bllokohet një anije në Qerret, dyshohet se ka lëndë narkotike
















TE FUNDIT

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
2 Shkurt, 2026

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili ndodhej rastësisht në një berberhane në momentin kur mbrëmjen...

Lexo më shumë

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
2 Shkurt, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që...

Lexo më shumë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com