Safet Bajri, ‘i forti’ i Shkodrës ka kërkur lirimin me kusht kur i kanë mbetur për të shlyer edhe 10 muaj dënim.
ReportTv mëson se pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht me argumentimin se nuk do të përfshihet më në krime. Kjo është kërkesa e dytë e Bajrit, ndërsa më herët atij i është refuzuar një kërkesë.
I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, Bajri po e kryen dënimin në Tiranë. Ai shleu 3 vite në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj i ka shlyer deri më tani në qelitë e burgut 302./Opinion.al