Safet Bajri, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal në Shkodër, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili .
Sipas “News24’, kallëzimi ndaj Ismailit ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit.
Safet Bajri është i dënuar për llogari të Belgjikës dhe aktualisht vuan dënimin në Burgun e Fierit.
Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty./ Opinion.al