InstaBIZ

Sadije Berisha: Fotot i postuan fëmijët, Shkëlzenit i uroj lumturi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 02/11/15 |
root

Pak orë pas publikimit në “Instagram” fotove të disa viteve më parë, ku shfaqej në krah të ish-bashkëshortit Shkëlzen Berisha, Sadije Berisha ka sqaruar arsyet e këtij postimi. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shpërndarë linkun e një faqeje, të cilës i ka dhënë intervistën sqaruese. Në intervistën e shkurtër për portalin “Albaniaplus”, ish-gruaja e djalit të Berishës thotë se postimi është bërë nga fëmijët e saj, të cilët në mungesë të llogarive të veta në rrjetet sociale, nganjëherë përdorin ato të nënës.

Media shqiptare ka pasur gjithmonë interes të veçantë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin tuaj Shkëlzen Berisha duke publikuar artikuj të shumtë, cili është mendimi juaj rreth kësaj?

Shumë shpesh janë shkruar gjëra fare të pavërteta dhe jo kurrsesi realiteti.

Ditën e sotme keni publikuar fotografi me Shkëlzenin, media shqiptare po gëlon. Pse i publikuat fotografitë, patët ndonjë arsye?

Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në “Facebook” apo “Instagram”. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre.

Cila është marrëdhënia juaj me të, si e keni pritur lidhjen e tij me Armina Mevlanin?

Ai ka qenë dhe ngelet babai i fëmijëve të mi, i uroj gjithmonë vetëm lumturi.

Marrëdhënia juaj me familjen e ish-bashkëshortit ?

Gjithmonë shumë e mirë. Fëmijët e mi ndihen shumë të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.

Ju jeni komentuar se i keni marrë kalin pa leje Shkëlzenit. A mund të na tregoni diçka më shumë?

Media në Shqipëri dezinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas