Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sadija rrëfen merakun e fundit të Dritëroit: Amaneti që më la për dorëshkrimet

2017/02/04 at 7:29 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sadija rrëfen merakun e fundit të Dritëroit: Amaneti që më la për dorëshkrimet

Meraku i fundit i Dritëroit ishte fati i dorëshkrimeve, të cilat ai nuk arriti dot t’i botonte. Bashkëshorten e Dritëroit, Sadije Agollin, e gjejmë në ballkonin e spitalit, duke u ngushëlluar si pa kuptuar me cigaren e saj, ndërsa vështrimin e kishte ngulur thellë në errësirë.

“Çfarë do bëhet me dorëshkrimet dhe gjithë ato dosje që kemi në shtëpi, Sadije?’, ky ishte shqetësimi i ditëve të fundit të Dritëroit”.

Sadija me qetësinë që e shoqëron vazhdimisht, i ishte përgjigjur se të gjitha do të sistemohen, vetëm t’i bëhu mirë.

Bashkëshortja e tij prej 53 vjetësh tregon se gjendja e Dritëroit u përkeqësua të mërkurën e kaluar, 10 ditë më parë, në 3:30 të mëngjesit, duke e sjellë me urgjencë në Sanatorium për ndjekje më të specializuar, dhe pse mjeku që e ndjek prej kohësh është nëndrejtori i këtij spitali, Arian Mezini. Dritëroi që prej dy vitesh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes, por pa i rënë asnjëherë dëshira për të qenë i angazhuar në publik dhe për të pritur njerëz në shtëpi.

Edhe më parë familjarët kishin kërkuar që ai të shtrohej në spital, por ai nuk kishte pranuar. Madje, biseda për t’u shtruar në spital e bënte atë shumë nervoz. Sadija tregon se shtrimi në spital nuk i jepte aspak gjendje të mirë shpirtërore.

“Më thoshte se mjeku më duket si polic, edhe pse mjekët ishin shumë të përkushtuar me të. Dua të jem në shtëpi me ty”, shprehet Sadija për ditët e shtrimit të tij në spital. Në korridor Artani, djali, është i përlotur, ndërsa vajza, Elona, ndodhet me mjekët dhe personelin e spitalit në sallën e reanimacionit. Telefoni i Sadijes nuk pushon.

“Më kanë marrë nga Kosova, nga Italia dhe nga Franca dhe më ngushëllojnë, duan të ndajnë hidhërimin me mua”, shprehet Sadija.

Edhe pse kishte ditë që gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh ishte përkeqësuar, Sadija shprehet se iku papritur.

“Dy ditë më parë e shkëputën nga pajisjet e frymëmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, duke e ndihmuar me oksigjen. Pashë se u bë më mirë dhe kjo na bëri pak optimistë. Na iku si papritur! Parametrat e organeve të tij u përkeqësuan menjëherë dhe nuk po e përballonin dot më rëndimin që sëmundja kishte shkaktuar”, tha Sadija.

E pyes nëse Ana, mbesa që studion në Paris, ka mundur të vijë këto ditë, Sadija më thotë se ajo është nisur. “Kërkuam një ilaç që do t’i parandalonte hemorragjinë cerebrale dhe nuk e gjetëm, e porositëm.

në Francë dhe e gjeti Ana dhe, me qejfin e madh se gjeti ilaçin për gjyshin, i cili e kishte pikë të dobët, po fluturonte të vinte. Por nuk e arriti dot”, shprehet Sadija në momentet më të vështira të jetës së saj./panorama

Etiketa: dritero agolliSadije Agollivdekja e dritero agollit

Ju sugjerojmë

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
Rajoni

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

28 Gusht, 2025 1:04 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
Bota

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

28 Gusht, 2025 12:06 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
Rajoni

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

28 Gusht, 2025 11:41 am
Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin
Kryesore

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

28 Gusht, 2025 11:34 am
Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën
Politikë

Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën

28 Gusht, 2025 11:19 am
Para
Video/ Kampionati francez, Monaco nis “arratisjen”, fiton 3-0 ndaj Nice

Video/ Kampionati francez, Monaco nis "arratisjen", fiton 3-0 ndaj Nice

Kim Kardashian zbulon 20 sekrete rreth vetes që ju nuk i dini

Kim Kardashian zbulon 20 sekrete rreth vetes që ju nuk i dini

E fundit/ Policia greke sekuestron 2 ton marijuanë, gomonia futet në Shqipëri

E fundit/ Policia greke sekuestron 2 ton marijuanë, gomonia futet në Shqipëri

TE FUNDIT

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
28 Gusht, 2025

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrë votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke bërë...

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
28 Gusht, 2025

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Me tre vota pro...

Lexo më shumë

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
28 Gusht, 2025

Prokuroria Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme të shtetasit Kristian Koni dhe nënës së tij pensioniste. Sipas hetimeve këto...

Lexo më shumë

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
28 Gusht, 2025

Data 11 shtator pritet të jetë dita kur do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, në të cilën do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com