Këngëtari kosovar Sabri Fejzullahu, ka festuar përvjetorin e tij të 69. Një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, e ka ndërtuar plot mund karrierën dhe muzika e tij vazhdon të dëgjohet, edhe sot kur ka shumë artist të rinj në treg. Talentin për këngën ia ka trashëguar vetëm djali, Ermal Fejzullahu, i cili i dedikon këtë urim në rrjetet sociale:
“Së pari uroj te kesh shëndet dhe jetë të gjatë. Ke qenë dhe do te jesh gjithmonë inspirimi ma i madh per mua , prind shok e miku ma i mire ne ditët e mira dhe te vështira. Gjithmone krenar me ty, të duam shumë.Urime ditëlindjen”, ishte urimi i tij për të atin.