Bota

Sa zgjat aftësia e një personi me koronavirus për të infektuar të tjerët?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 25/05/20 |
el ida

Të prekurit me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë.

Një grup kërkuesish shkencorë nga Singapori arriti në këtë përfundim pasi vëzhguan 73 pacientë me koronavirus.

Sipas tyre, një person i infektuar, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.

“Bazuar në të dhënat e grumbulluara që nga nisja e pandemisë, periudha e infektimit të koronavirusit nga njerëzit me simptoma mund të nisë dy ditë para shfaqjes së simptomave dhe zgjat deri në 10 ditë pas shfaqjes së tyre”, deklaruan  shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor për “New York Post”./Opinion.al

Pas