Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa vende pune do të kushtojë heqja e motorit me naftë?

2021/12/02 at 6:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa vende pune do të kushtojë heqja e motorit me naftë?

Gjithnjë e më shumë shtete po shpallin fundin e epokës së motorit me djegie. Industria e automjeteve po ndryshon prodhimin drejt mobilitetit elektrik. Po sa vende pune do t’i kushtojë shoqërive ky transformim?


Pas njoftimeve tmerruese të viteve të fundit për mundësinë e humbjes së vendeve të punës në industrinë e automjeteve, që arrinin shifrat e qindra-mijë vetëve, rezultatet e studimeve të fundit duken më optimiste. E gjitha lidhet me pyetjen, se si do të jetë e ardhmja e punëmarrësve që e kanë të lidhur vendin e punës me prodhimen e motorëve me djegie. “Rregullimi europian i vlerave kufizuese të CO2-it, si edhe bërja publike e ndalimit të motorit me djegie në tregjet e rëndësishme të shitjes do të sjellin fundin e këtyre motorëve në autostradat gjermane”, thotë Oliver Falck nga Instituti Ekonomik, Ifo në Mynih, drejtues i sektorit të industrisë ekonomike dhe teknologjive të reja për DW.

Ajo që mbetet të dihet është, nëse kjo kohë do të jetë viti 2030 apo ndoshta pak vite më vonë. Prodhuesit gjermanë të automjeteve janë të vetëdijshëm për këtë ndërrim epokash dhe po investojnë ndërkohë në motorët e teknologjisë së re. “Sipas shifrave të para kohës së pandemisë në Gjermani rreth 614.000 vende pune lidhen drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt me prodhimin e motorit me djegie”, thekson Falck.

Motori me djegie përpin pjellat e veta

Dihet se automjetet elektrike janë më të thjeshta për t’u prodhuar, se motorët me djegie. Ato nuk kanë nevojë për motorë të komplikuar apo struktura të tjera komplekse makinerie. Prodhuesit e këtyre komponentëve do të goditen më shumë nga ky zhvillim, sa më shumë të marrë hov mobiliteti elektronik. Sidomos kjo cënon ekzistencën e shumë firmave të vogla furnizuese të specializuara për teknologjitë e motorit me djegie. Me pasoja dramatike pjesërisht: Më pak për ata që në vitet e ardhshme do të dalin në pension. Krahas kësaj ka edhe oferta të punëdhënësve për daljen e parakohshme në pension, sipas Falck. “Një pjesë tjetër e punëmarrësve do të kryejë punë të tjera në prodhimin e automobilëve ose do të ndërrojë profesion, sidomos në sektorin e shërbimeve në këtë drejtim. Kjo punë e re nuk do të jetë gjithmonë në të njëjtin vend apo tek i njëjti punëmarrës.”

Sipas një studimi të kryer nga Ifo me porosi të Shoqatës së Automobilëve, VDA deri në vitin 2030 preken nga këto zhvillime rreth 215.000 vende pune. Por në të njëjtën kohë 147.000 punëtorë të kësaj dege do të dalin në pension. “Me këtë krijohet një boshllëk i ndjeshëm mes të punësuarve të prekur dhe largimit të pritshëm nga puna”, thuhet në studim.

Të mundura edhe vendet e punës rezervë

Kurse nga një studim i Institutit Angora – Kthesa e mobilitetit dhe firmës konsultuese Boston Consulting Group (BCG), transformimi drejt elektromobilitetit madje mund të sjellë në fund edhe një sasi plus të vendeve të punës që nga studimet është llogaritur deri në 25.000 vende. Llogaria që bëhet është kjo: Deri në vitin 2030 do të bëhen të panevojshme 70.000 vende pune tek prodhuesit e automjeteve, sepse disa segmente prodhimi bien. Furnizuesit llogaritet të humbasin 95.000 vende pune, sepse produkte të caktuara speciale nuk do të nevojiten më. Në servise pritet të humbasin 15.000 vende pune, pasi automjetet elektrike kanë nevojë për më pak riparime se motori me djegie.

Këtyre shifrave u qëndrojnë përballë 190.000 vende të reja pune në sektorin e prodhimit të baterive si edhe në infrastrukturën energjitike dhe prodhimin e ngritjen e një rrjeti efektiv të karikimit. Në repartet e prodhimit dhe shërbimeve të këtij sektori pritet të krijohen 15.000 vende pune, sepse edhe serviset duhet të rikonceptohen e përshtaten.

Politika duhet të krijojë kornizat e duhura

Eksperti i BCG-së, Kristian Kuhlmann është i mendimit, se vendet e punës në industrinë e automobilëve dhe industritë e lidhura me to në vitin 2030 do të jenë po ato të krahasuara me vitin 2020. Shumë punëmarrës duhet ‘i dalin ballë sfidave të reja në vendin e punës, shton konsulenti për DW. “Nga rreth 1,7 milionë të punësuar në industrinë e automobilëve si edhe furnizuesit e tyre në Gjermani rreth 760.000 syresh do të kenë nevojë për trajnime specifike, për të pasur punë edhe në të ardhmen në këtë sektor.”

Sidomos funizuesit e vegjël apo sipërmarrje të tjera kanë nevojë për mbështetjen e fondeve publike tek financimi dhe zbatimi i programeve të shkollimeve të reja. “Qëllimi duhet të jetë që në transformimin strukturor të mënjanohet mundësisht papunësia afatgjatë”, thotë eksperti i Ifo-s, Oliver Falck. Prandaj kërkohet një angazhim i përbashkët i sipërmarrjeve, shoqatave, dhomave të indutrisë së automobilëve, politikës dhe agjencisë së punësimit, përfundon Falck./ DW

Etiketa: Motori me naftepunetoret


Ju sugjerojmë

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Para
Liri Berisha: E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare

Liri Berisha: E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare

Video/ Armando Sadiku shënon gol pas 7 muajsh

Video/ Armando Sadiku shënon gol pas 7 muajsh

Rama: Pagat e mjekëve do të rriten çdo vit

Rama: 3.5 miliardë lekë bonus për pensionistët për vitet 2022-2024
















TE FUNDIT

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
28 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zhvilluar të premten bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, duke injoruar sërish përpjekjet...

Lexo më shumë

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

Itali, greva e transporteve paralizon vendin
28 Nëntor, 2025

Sindikatat italiane nisën sot një grevë në shkallë të gjerë duke synuar transportin publik, hekurudhat dhe aeroportet, në shenjë proteste...

Lexo më shumë

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
28 Nëntor, 2025

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë...

Lexo më shumë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
28 Nëntor, 2025

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com