Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në Shqipëri janë kryer 650 mijë vaksinime kundër COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ministrja shkruan se procesi i vaksinimit do të vijojë me ritme të shpejta për të arritur objektivin e 1 milion vaksinimeve.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja, ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./Opinion.al