11078 vaksinime kundër COVID-19 janë kryer ditën e sotme në Shqipëri. Shifrat janë bërë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 1190847 vaksinime.
Javët e fundit në vendin tonë janë rritur rastet e infektimeve me COVID-19, ndërsa në harkun kohor të një muaji ka humbur jetë nga koronavirusi 1 qytetar./Opinion.al