Te Fundit

“Sa të vij do të vras”/Nusja nga Librazhdi:Babai më dhunoi edhe në sy të policëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 30/05/22 |
Opi Nion

Detaje tronditëse ka rrëfyer 20-vjeçarja e cila u filmua nga vjehrri dhe vjehrra në shtrat me të dashurin, në një fshat të Librazhdit.

E reja ka treguar për news 24 për raportin me familjen e saj pas ngjarjes. Ajo thotë se i vëllai që jeton jashtë shtetit i ka thënë se kur të vijë do ta vrasë, ndërsa më tej rrëfen për dhunën e ushtruar nga babai i saj i cili e ka qëlluar edhe në prani të policëve.

“Kam vëllain në Greqi e më ka thënë: “nuk ke turp”, “kur të vij do të vras””, tregoi ajo.

“Mamit e babit i ra të fikët u bënë shumë keq se nuk e prisnin, e tani babi është shumë keq, te mami sikur e kalon me punën kurse babai nuk mundet. Burri vetëm më ka mallkuar, gjëra…

Jam pajisur me urdhër mbrojtje, të ruhem nga babai. Dhe pse me babin jetoj në një shtëpi, kam frikë, ndaj e mora urdhrin mbrojtës.

Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai vazhdon dhe nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Vetëm një natë ndenja në spital. Qëndrova në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.

Pas