Shqipëria ka arritur të fitojë ndeshjen e parë pas 5 humbjeve. Kuq e zinjtë arritën në rezultatin 3-0 kundër Izraelit, me dy gola të shënuar nga Sadiku në minutën 22 e 44 dhe golin e Memushajt në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet në vendin e tretë të klasifikimit, me pikë të barabarta me Izraelin, ndërkohë që në vendin e parë e të dytë qëndrojnë përkatësisht Spanja dhe Italia me nga 16 pikë.