-U tha në Opinion

Sa para fiton Maqedonia e Veriut nga legalizimi i kanabisit?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:21 - 12/05/20 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut është një nga vendet që ka legalizuar kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Gazetarja e Klan Macedonia, Xhumadije Ibrahimi është shprehur se Maqedonia e Veriut ka fituar 100 milion euro nga kultivimi i kanabisit.

Por, ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka një ngërç për shitjen e kanabisit, gjë e cila vjen si rrjedhojë e ligjit jo të plotë. Sipas saj, ligji nuk është plotësuar për shkak se vendi fqinj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Në bazë të dhënave të qeverisë thuhet se diku 100 milion euro janë fitimet nga kultivimi i kanabisit. Nëse nuk do të sillen përmirësimet e ligjit të cilat kanë ngecur për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, atëherë humbjet do të jenë të mëdha. Kompanitë kanë paralajmëruar se kompanitë kanë paralajmëruar se do të heqin punonjësit nga puna”,-tha Ibrahimi.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka hedhur idenë për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore, ndërsa ka deklaruar se deri më tani ai nuk është konsultuar me Bashkimin Europian./ Opinion.al

Pas