Sociale

Sa orë punë i duhen një shqiptari për të blerë një iPhone XS?


               Publikuar në : 12:40 - 16/08/19 |
el ida

Për t’u pajisur me një nga telefonat e fundit të Apple, iPhone XS , një shqiptari do t’i duhet mesatarisht të punojë 445 orë, ose rreth 3 muaj, që sipas disa përllogaritjeve të “Monitor.al” , i bie së paku 100 orë më shumë se vendet e rajonit.

Për të bërë këto llogari janë marrë për bazë, çmimet zyrtare të kompanisë Apple (Iphone XS 256 gb), pagat mesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagat në vendet e rajonit (sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse) dhe paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT.

Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone XS me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone xs, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë. Fill pas tyre renditen bullgarët, të cilëve ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, dhe maqedonasit që iu duhet të punojnë 302 orë.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.

Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, mund të blihet një Iphone xs në këto vende të Europës, Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar./Opinion.al

Pas