Aktualitet

Sa mësues janë infektuar me Covid-19, përgjigjet ministrja Kushi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 03/10/20 |
el ida

E pyetur sesa mësues janë infektuar me koronavirus, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat.

Kushi theksoi se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 10 00 mësim-dhënës.

“Kemi sistem të ngritur, ku drejtorët raportojnë raste të koronavirusit. Nuk ka deri tani problematika sa të mbyllen shkollat. Janë dinamike. Ne kemi marrë masa që nesër një mësues infektohet, menjëherë zëvendësohet. Ne vendosëm që të kemi 1000 mësues shtesë në dispozicion. Kemi shumë pak shkolla që bëjnë mësim me shumë turne. Ka edhe shkolla pritëse, që janë të detyruar që të bëjnë mësim me 3 turne.”, tha Kushi, në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në “News 24”./Opinion.al

Pas