Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa mbështetje ka Hezbollahu në Liban?

2024/09/25 at 5:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa mbështetje ka Hezbollahu në Liban?

Ndërsa konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit po përfshin Libanin në luftë, grupi politik militant pretendon se po mbron interesat e të gjithë popullit libanez.

Korrespodenti i Zërit të Amerikës Jabob Russell njofton nga Bejruti se sa mbështetje ka në të vërtetë grupi Hezbollah tek populli libanez.

Dikur i quajtur “shtet brenda shtet”, Hezbollahu ka patur fuqi dhe mbështetje të konsiderueshme te komuniteti libanez Shiit për dekada më radhë.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli ka përshkallëzuar ndjeshëm sulmet e tij në zonat shiite të Libanit, me pretendimin se Hezbollahu mban armët në zonat civile.

Këto sulme kanë lënë të vrarë qindra vetë dhe kanë detyruar zhvendosjen e mijëra civilëve, një strategji që mund të nxisë mosmarrëveshje dhe të dëmtojë marrëdhëniet mes Hezbollahut dhe bazës së tij.

“Komuniteti që mbështet Hozbollahun, nuk do që të përfshihet në një luftë tjetër, të përballet me zhvendosje, por në fakt po i përjeton të gjitha këto. Prandaj, të gjitha këto janë elementë që Hezbollahu duhet t’i marrë parasysh kur merr vendime”, shprehet Paul Salem nga Instituti për Lindjen e Mesme.

Në të shkuarën, në rastet kur ka patur rritje të tensioneve pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme, si në luftën e 2006, sekte të tjera janë bashkuar me Hezbollahun për të bërë rezistencë.

Por gjatë viteve të fundit, fuqia gjithnjë në rritje e Hezbollahut në Libanin e shkatërruar nga kriza ka nxitur pakënaqësi ndaj grupit.

“Izraeli po shqyrton mundësitë se si t’i zgjerojë më tej ndasitë mes komuniteteve me qëllim që të rritet armiqësia ndaj Hezbollahut”, shprehet Selim Maouwad, artist dhe aktivist social

Nëse sulmet do të çojnë në rritje të kundërshtisë ndaj Hezbollahut do të varet nga pozicionimi i udhëheqësve politikë libanezë.

“Përkrahja e Hezbollahut është e përkohshme. Nëse elita politike apo ndonjë sekt tjetër veç sektit Shia do të vendosë nesër ta mbështesë pa kushte Hezbollahun, atëherë, të njëëjtën gjë do të bëjë edhe komuniteti, me përjashtim të disave”, thotë zoti Maouwad.

Nuk ka asnjë garanci se sulmet që lanë të vrarë civilë libanezë dhe detyruan banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre, në fund do të çojnë në dobësim të Hezbollahut.

“Fakti që u sulmuan nga Izraeli, po çon në frikësim dhe dëshpërim të tyre, por po ashtu nxit zemërimin e tyre dhe zotimin për të mos e pranuar një gjë të tillë, Pra, nga ana praktike, kjo që po ndodh nuk do të ndryshojë qëndrimin e Hezbollahut, por mundet të ndikojë në llogaritë e grupit, siç edhe po ndodh”, thotë Paul Salem nga Instituti për Lindje të Mesme .

Sulmet në zona ku jetojnë civilë është një strategji e rrezikshme, Analistët thonë se rezultati nuk do të varet vetëm nga fakti se deri në cilën pikë mund ta çojë sulmin e tij Izraeli, por po ashtu edhe në politikën e brendshme të paparashikueshme të Libanit./ VOA

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, SPAK njoftim zyrtarë: Në Shqipëri u arrestuan 2 persona

Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës

Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës

Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vërtetë

Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vërtetë

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com