Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse masat kufizuese funksionojnë?

2020/03/17 at 11:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër raste te reja me koronavirus në Kosovë

Në Kinë, “izolimi i jetës” funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 ditësh. Mospërputhja kohore midis asaj që dimë dhe asaj që po ndodh, jepet nga fakti se ajo që ne shohim ka ndodhur (rreth) 7 ditë më parë.


Por sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse kufizimet funksionojnë? Sipas “Corriere de la Serra”, një studim që ka mbledhur më shumë se 24 milion vëzhgime, shumë i hollësishëm dhe i gjatë, mund të na japë disa njohuri mbi përparimin e epidemisë.

Kina na ndihmon të kuptojmë

Analiza në fjalë është përpiluar nga Tomas Pueyo, 33 vjeç: doktor në Universitetin e Stanfordit, nënkryetar në “Course Hero”, një platformë mësimore në internet e vlerësuar me 1.1 miliard dollarë sot, dhe titullohet: “Pse duhet të veprosh tani”.

Aty analizohen të dhëna dhe tendenca të ndryshme të COVID-19 në të gjithë botën, duke u përqëndruar në gabime dhe strategji që duhet të miratohen, dhe padyshim duke u nisur nga ajo që ndodhi në Kinë, e cila është shumë indikative: jo vetëm sepse Kina ishte vendi më i prekur, por edhe sepse nga pikëpamja kohore është prekur më herët se të gjithë të tjerët. Dhe në një farë mënyre, tashmë është jashtë situatës së urgjencës. Prandaj është një shembull që mund të studiohet më mirë, sepse ka të dhëna më të plota.

Raste reale, raste të njohura

Grafiku i detajuar i publikuar nga Tomas Pueyo në faqen e internetit të medium.com që shihet më poshtë, tregon trendin (në Kinë në provincën e Hubei, më e prekura) të numrit të rasteve të konfirmuara për çdo ditë të vetme. Kolonat ngjyrë blu tregojnë rastet e përditshme reale të koronavirusit. CDC kineze (Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) i siguroi këto të dhëna, duke i pyetur pacientët që trajtohen, se kur filluan simptomat e tyre. Kolonat ngjyrë portokalli tregojnë se çfarë dinin autoritetet dhe ato në kuadratin me vizë ngjyrë gri, tregojnë se çfarë po ndodhte në të vërtetë: rastet reale nuk dihen menjëherë, ato mund të zbulohen vetëm duke i parë më pas në kohë.

Diferenca 12-ditore

Ajo që na tregon Tomas Pueyo është se midis 23 dhe 24 Janarit (mbyllja e Ëuhanit dhe mbyllja e 15 qyteteve në Hubei) rastet reale patën një kulm dhe më pas filluan të binin dy ditë më vonë. Përkundrazi, rastet portokalli (zyrtare) u rritën në mënyrë eksponenciale për 12 ditë të tjera. Por në realitet nuk ishte ashtu. “Rritja – thuhet në studim – ishte dhënë nga njerëz që, duke pasur simptoma më të forta, shkuan te mjeku dhe përmirësuan sistemet e zbulimit të virusit”. Për më tepër, mospërputhja jepet nga vonesa në kohë midis fillimit të simptomave (mesatarisht 5 ditë pas infeksionit) dhe mbërritjes së rezultateve të tamponeve.

Nënvlerësimet në fillim të një epidemie

Fakti tjetër i rëndësishëm që theksohet, është se rastet reale mund të jenë, në fillim të një epidemie, shumë më tepër sesa ato të vlerësuara: kur në ëuhan menduan se kishin 444 raste, ata ishin në fakt 27 herë më shumë. E kundërta ndodh kur kurba e ngjitjes zvogëlohet: ka ende shumë raste zyrtare por ato realet po zvogëlohen.

Politikat e tamponeve dhe simptomave

Secili vend miraton politika të ndryshme për të vendosur tamponet e rasteve pozitive, të cilat ndër të tjera ndryshojnë me kalimin e kohës: në Itali tani tamponat bëhen vetëm për njerëzit me simptoma të dukshme dhe serioze, dhe që dyshohen se kanë rënë në kontakt me persona pozitivë. Sondazhi mbi fillimin e simptomave në vend (kolonat blu) flet për të dhëna “të mbledhura nga laboratorët rajonalë të referencës”, prandaj nuk është e qartë se sa përfaqësojnë popullsinë që ka disa simptoma të buta dhe kush “kurohet” në shtëpi. Si u bënë hetimet në Kinë dhe si u bënë në Itali?

Çfarë dimë?

Ajo që mund të themi, me siguri, duke u nisur nga trendi i një kurbe më “të sigurtë” është se kur qytetet “mbyllen” rastet menjëherë ndalen dhe ulen, por “dihet”, me 12 ditë diferencë.

Ajo që dimë me siguri është se tani varet kryesisht nga ne: duhet të respektojmë indikacionet e izolimit dhe distancimit shoqëror deri në fund sepse, siç na tregojnë Kina dhe Codogno, rezultatet do të vijnë./Opinion.al

Etiketa: kinakufizimmasa


Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
Vrasja e policit dhe rrëmbim fëmije,kush janë tre personat e shumë kërkuar

Shkelën urdhrin e ndalimit të qarkullimit, ndëshkohen 245 shoferë

Itali, dy zyrtarët konfirmohen se janë prekur nga koronavirusi

Rrëfehen të shëruarit në Itali, ja si e mposhtëm koronavirusin

Këshilla, si të jemi efektivë dhe të përqëndruar kur punojmë nga shtëpia

Këshilla, si të jemi efektivë dhe të përqëndruar kur punojmë nga shtëpia
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com