Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa ka ndryshuar Tirana prej 2015-ës? Veliaj: Transformim i jashtëzakonshëm

2023/04/27 at 10:09 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa ka ndryshuar Tirana prej 2015-ës? Veliaj: Transformim i jashtëzakonshëm

Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, thotë se nën drejtimin e tij kryeqyteti ka pësuar transformime të jashtë zakonshme në infrastrukturë.


Në emisionin “Opinion”, Veliaj shpjegoi disa ndërhyrje që janë kryer prej vitesh në akse rrugore. Kandidati i PS në zgjedhjet e 14 majit, tha se puna fillimisht ka nisur me Bulevardin e Ri.

Erion Veliaj: Ja që tani ju zunë pemët, imagjino të shikoni punët e tjera. Këto 42 km kanë pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, në këtë Tiranë urbane ne nuk i kemi pasur disa infrastruktura madhore. Dua t’ju sqaroj për infrastrukturën makro, ka disa hyrje në Tiranë që kanë pasur nevojë urgjente për investim. Do të shpjegojmë makro dhe do të shohim mikro.  Ka disa ndërhyrje që kanë ndodhur, ndërhyrja e parë ka qenë me lumin dhe Bulevardin. Tirana ka pasur një shtyllë kurrizore…Kjo ka qenë Tirana e vjetër, kryqi roman i dizejnimit të qyteteve ka qenë kjo pjesë e Lanës dhe Bulevardi. Sot kemi një Tiranë me mbi 1 milionë banorë, kjo do të thotë se së pari ne këtu kemi nevojë për disa ndërhyrje për të rritur shtyllën kurrizore të Tiranës. Pjesa e Bulevardit të Ri është një kredi e bashkisë së Tiranës me fondin e Abu Dhabit.

Parku T që lidh parkun e Paskuqanit me Bregun e Lumit ka qenë projekt i Edi Ramës në vitin 2011, kam qenë në atë fushatë. Me këtë kredi, për të cilën s’u bë asnjë punë, vajti bashkia e Tiranës firmosi e implementoi dhe sot kemi Bulevardin e Ri dhe gjithë pjesën e lumit të Tiranës.

-Që s’ka mbaruar akoma?

Erion Veliaj: Pjesa e lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht. 100%! Pjesa ikonike që është sheshi fundor i Bulevardit të Ri është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë që për ata që jetonin te njësia 4, 8 dhe 11 përmbytja vinte deri te Siri Kodra sepse nuk shkarkonte. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë te pjesa e Astirit, këtu shikoni se si ka mbaruar zgjatimi i Lanës. Pra, shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar! Një qytet i cili mbaronte te Brylli dhe Pallati me Shigjeta këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.

-I keni gjetur lekët për atë?

Erion Veliaj: Po flas për Presidentin që refuzonte të miratonte kredinë sepse që të marrësh kredi nga Banka Europiane e Investimeve të duhet plotfuqishmëria. Dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën, te ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana…Sot janë alternativa! Thjesht po e kujtoj. Pasi kanë mbaruar këto akse, sot jemi duke punuar në 7 akse të tjera të Unazës së Madhe.



Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
“City station në Bulevardin e Ri”, Veliaj flet për terminalin e trenave

"City station në Bulevardin e Ri”, Veliaj flet për terminalin e trenave

Mazniku: Shkollat e ndërtuara nga Bashkia Tiranë 100 euro më lirë se ato të bëra nga BE

Mazniku: Shkollat e ndërtuara nga Bashkia Tiranë 100 euro më lirë se ato të bëra nga BE

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 28 prill 2023
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com