Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa italianë ka në Shqipëri? Rama apo ambasadori, kush thotë të vërtetën

2019/03/06 at 4:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa italianë ka në Shqipëri? Rama apo ambasadori, kush thotë të vërtetën

Intervista e mbrëmshme e kryeministrit Rama në “Porta a Porta” në RAI 1, nisi duke folur për ekonominë e vendit, ku kryeministri ka treguar se taksat janë ulëta dhe ja vlen të investohet ndaj rreth 20 mijë italianë kishin bizneset e tyre në Shqipëri.


“Sot, kemi me Italinë një volum tregtar prej 2,6 miliardë eurosh në vit, eksportojmë 1,2 miliardë euro, që janë shifra që me siguri duhet të përmirësohen, por që japin një ide se si ka ndryshuar Shqipëria, që vitin e kaluar arriti rekordin me gjysmë milioni turistëve italianë. Në Shqipëri ka gati 20 mijë italianë që punojnë, që bëjnë biznes, me një sistem taksash, më lejoni të them, që në Itali as që mund të ëndërrohen.”, tha ndër të tjera Rama.

Ndërsa ambasadori italian Alberto Cuttillo në një intervistë për programin “Opinion”, më 31 janar të vitit 2019,  foli dhe për numrin e italianëve që jetojnë e punojnë këtu duke dhënë një shifër tjetër, shumë më të ulët. Ai tha se në vend janë afërsisht 2 mijë italianë të regjistruar, por teksa supozoi se disa prej tyre nuk janë regjistruar akoma, tha se numri mund të arrijë në 3 mijë.

Pjesë nga intervista ku ambasadori Cuttillo flet për italianët në Shqipëri

Z.Ambasador, ne kemi patur një problem me median italiane që e shihte Shqipërinë vetëm nëpërmjet problemeve apo shfaqte vetëm gjërat negative. Tani po vihet re një ndryshim. Kur lexojmë shtypin italian, duket sikur Shqipëria është shndërruar në parajsë për italianët. Thuhet se 20 mijë italianë po jetojnë në Shqipëri këtu. Mua nuk më duket e vërtetë, vetëm nëse italianët kanë mësuar gjuhën shqipe, por… ama nuk më duken 20 mijë.

-Keni të drejtë. Shtypi në Itali, sikurse edhe në Shqipëri dhe për fat të mirë në të gjitha vendet e botës bazohet në opinione të ndryshme. Ka nga ata që shohin të mirën, por ka edhe nga ata që shohin të keqen. Është e vërtetë që nuk janë 20 mijë.

Ne si Ambasadë, si konsullatë kemi regjistrimet tona dhe na rezulton se janë afërsisht 2 mijë italianë. Le të supozojmë senuk janë regjistruar akoma, pra, mund të jenë 3 mijë.

Ama ka shumë italianë që vijnë në Shqipëri si turistë ose për punë. Nuk do të habitesha nëse në një ditë të vitit, dikush do të bënte llogaritë dhe atë ditë mund të jenë 20 mijë italianë në Shqipëri.

Çfarë bëjnë italianët që janë rezidentë në Shqipëri?

-Pjesa më e madhe punojnë këtu. Ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të jetojnë këtu, por janë pak, sepse sinqerisht shërbimet sociale që Shqipëria ofron, sidomos në mjekësi nuk janë në lartësinë e duhur për të zëvendësuar ato që ofron Italia.

 

Ashtu siç shihet edhe nga përgjigjet e tyre kryeministri Rama dhe ambasadori Cuttillo  flasin për shifra të ndryshme, ndaj pyetja që lind natyrshëm është, cili prej tyre ka thënë të vërtetën./Opinion.al

Etiketa: ambasadoricuttillorama


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Moderatori shqiptar e thotë troç:Në media ka prostitucion, ambient i ndyrë

Moderatori shqiptar e thotë troç:Në media ka prostitucion, ambient i ndyrë

Vendimi i ri, rriten pagat për prefektët. Ja sa marrin

Vendimi i ri, rriten pagat për prefektët. Ja sa marrin

Manovra e gabuar çon në burg shqiptarët, ju kapen 400 mijë euro heroinë

Manovra e gabuar çon në burg shqiptarët, ju kapen 400 mijë euro heroinë
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}