Aktualitet

Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:25 - 29/07/22 |
Opi Nion

Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme zbulon se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.

Dervishi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar numrin e informatorëve për çdo qytet në Shqipëri.

Në bazë të të dhënave të publikuara prej ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, rezulton se në rang rrethi, Shkodra ishte me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752 të tillë, ndërsa e dyta është Tirana me 625 informatorë.

Publikimi i këtyre shifrave vjen në një kohë kur politika është në kulmin e debateve, pasi ish-presidenti Ilir Meta akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.

Postimi:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74

Pas