Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa i rrezikshëm është mutanti i dyfishtë i COVID-19 nga India?

2021/04/28 at 8:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa i rrezikshëm është mutanti i dyfishtë i COVID-19 nga India?

Përmes lidhjes mes dy mutantëve, varianti indian i COVID-19 mund ta anashkalojë sistemin imunitar të trupit. Edhe të vaksinuarit si edhe të shëruarit mund të infektohen më lehtë me këtë mutacion të dyfishtë.


Varianti indian i virusit Corona, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore. E484Q dhe L452R. Pas këtyre shifrave të pakuptueshme fshihet pozicioni i saktë i gjenit të ndryshuar. Mutacionet e veçanta të virusit janë të njohura prej kohësh. E484Q i ngjason variantit E484K, që u shfaq edhe tek varianti britanik, afrikanojugor dhe ai brazilian. Kurse mutacioni L452R gjendet ndërkohë në variantin kalifornian CAL.20C. Në Indi për herë të parë këto mutacione shfaqen së bashku, prandaj edhe raportohet për një “mutacion të dyfishtë”.

Përgjegjës nuk është vetëm “mutacioni i dyfishtë”

Që të dy këta mutantë shfaqen së bashku nuk do të thotë, që ky variant është dyfish më infektues apo i rrezikshëm, kjo duhet studiuar ende. Deri tani thjesht mungojnë të dhënat për të vlerësuar më mirë këtë variant nga India. Sidoqoftë “mutacioni i dyfishtë” indian është vetëm një nga arsyet për gjendjen e tmerrshme në Indiaktualisht. Ky vend shënon më shumë se 17 milionë infektime të konfirmuara, këto janë infektimet më të larta në botë pas SHBA. Ndërkohë që shifra e errët duhet të jetë shumë më e lartë. Më shumë se 200.000 vetë kanë vdekur në Indi nga virusi.

Janë sidomos rastet e shumta të shfaqura në një kohë të shkurtër – 332.000 raste në një ditë – që e çuan në kolaps sistemin shëndetësor në shumë rajone ende të prapambetur. Për një kohë të gjatë autoritetet vepruan me gjysmë zemre në luftë kundër virusit, kufizimet u liruan shumë herët, madje u toleruan edhe grumbullime të mëdha.

“Escape” ikja nga sistemi imunitar

Kur një formë virusi arrin të anashkalojë sistemin imunitar të trupit, shkenca e vlerëson si “escape”, ikje. Sipas Institutit Robert Koch këto mutacione çojnë në një “reduktim të neutralizimit nga antitrupat apo qelizat T”. Rëndësi ka të dihet, se sa ndikon ky reduktim. Këto mutacione që i shpëtojnë efektit neutralizues të sistemit imunitar rrezikojnë edhe të vaksinuarit dhe të shëruarit nga virusi. Nuk dihet, nëse të vaksinuarit mund të infektojnë të tjerët. Eksperti i SPD-së për shëndetësinë dhe epidemiolog, Karl Lauterbach shkroi në twitter duke iu referuar një studimi për neutralizimin nga India, sipas të cilit, vaksinat që kemi aktualisht veprojnë kundër variantit të Indisë. Sipas një studimi britanik, rreziku i infektimit pas vaksinës reduktohet me dy të tretat. E kush infektohet, ka një rrezik të ulur me dy të tretat për të pasur një ecuri të rëndë të sëmundjes.

Vlerësimet ndërkombëtare

Megjithëse tingëllon cinike para situatës tragjike në Indi. Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron variantin indian B.1.617 vetëm si “variant of interest”. Kurse si variante shqetësuese “variant of concern” konsiderohen varianti britanik, B.1.1.7, ai afrikanojugor B.1.351 dhe ai brazilian P.1. Sipas qëndrimit të OBSH këto variante janë shqetësues, sepse përhapen shumë më lehtë dhe shkaktojnë sëmundje të rënda e më të gjata, sepse virusi e anashkalon sistemin imunitar të trupit, dhe vaksinat e zhvilluara e kanë efektin më të dobët.

Deri më tani ka pak informacione vërtet të sakta mbi variantin e dyfishtë të virusit nga India. Por ekspertë gjermanë janë shprehur me tone qetësuese. Richard Neher, drejtues i grupit studimor të Evolucionit të Viruseve dhe Baktereve në Qendrën Biologjike të Universitetit të Bazelit thotë se “nga ato pak vëzhgime nuk mund të përcaktosh dot një trend por kjo duhet vëzhguar me kujdes.” Besoj, se ky variant nuk meriton më shumë vëmendje se të tjerët, thotë Neher. Edhe drejtuesi i Virologjisë në Universitetin e Berlinit, Charite, Christian Drosten nuk shprehet i shqetësuar për këtë virus. Për të kapur mutantët e rinj të virusit me gjeneratën e re të vaksinave mjafton vetëm një “update-im i lehtë”, tha Drosten në podcastin e tij në radion NDR./ DW

Etiketa: covid-19india


Ju sugjerojmë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Para
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Librazhd, renditja e fituesve

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Librazhd, renditja e fituesve

Taksa ndaj Serbisë, Rama: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Kurtit

Kurti uron Ramën: Institucionet të sqarojnë çdo paqartësi në zgjedhje

Celibashi tregon ku ka përfunduar numërimi: Ja problemi kryesor nëpër KZAZ

Celibashi: 7 vite burg për këdo që cenon votën e çdo kandidati
















TE FUNDIT

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com