Nga vizita e saj ë fundit në Los Angelos, Lori Hoxha ka postuar disa fotografi nga një sallon bukurie. Nuk bëhet fjalë për një salon të zakonshëm; quhet “Nine Zero One Salon” dhe thuhet se është një nga më të pëlqyerit e emrave më të famshëm të spektaklit.
Nga fotografia dallojmë vetëm që Lori po lyen flokët me fije por nuk e dimë ç’shërbime e trajtime të tjera ka bërë por duhet thënë që, në fund, rezultati është shumë i mirë! Nga kurioziteti, hapëm site-n e sallonit për të parë çmimet e tij. Listat e mëposhtme ju tregojnë një pjesë të çmimeve të shërbimeve që ofron salloni.
Kërkimet treguan gjithashtu se është një nga më të shtrenjtët në vend. Me një hamendësim, mendojmë se rezultati i flokëve të bukur të Lori hoxhës mund të jetë paguar për 700-800 dollarë, nëse llogarisim 2-3 shërbime që kërkojnë flokët e lyer me fije e dritëhije, shkruan Living.