Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

2025/05/15 at 6:17 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve të tjera të rajonit.

Në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se përgjatë 2 viteve të fundit ka ndryshuar edhe qasja e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ne po jetojmë një moment të veçantë në botë sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Evropës. Ballkani Perëndimor na ka sjellë dhe na ka treguar edhe më parë që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, nuk është garë apo konkurrencë por dëshira ime është që të 6-ta vendet të ecin përpara, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me të bërit të punëve për hir të të bërit të punëve, por për ndryshimin, për mendësinë, mentalitetin. Kjo nuk është e lehtë sepse edhe unë vij nga një vend që jemi bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është rruga e duhur për të ecur përpara.

Sot jam në Shqipëri duke plotësuar kështu vizitën time, pavarësisht problemeve dypalëshe, ndonjëherë historike. Besoni tek ne! Ne kemi një vullnet të qartë politik dhe ky është momenti i duhur për të arritur këto rezultate. E mbaj mend si para disa vitesh kur erdhëm në Tiranë dhe Rama tha “dëgjoni askush nuk ju beson më”. Sepse aq shumë herë është thënë sa tashmë askush nuk e beson, por ajo që ka ndodhur në këto vende gjatë 2 viteve të fundit, por ka ndryshuar edhe qasja në BE, edhe Rama beson tanimë në një gjë që nuk besonte dikur. Kjo gjë është e mundur!”

Më tej, rrëfeu se si një kanoçe e Coca-Cola i kujton avancimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrave dhe se tanimë situata duhet të ndryshojë.

“Përpiqem që edhe nëse harroj për Ballkanin Perëndimor, sa herë hyj në zyrë, shikoj një kanoçe Coca-Cola me një dizajn shumë të veçantë nga vetë Edi Rama, është simbolike sepse kur isha për vizitë në zyrën e tij para disa vitesh në cilësi tjetër, ai më ofroi një libër nga një shkrimtare shqiptare Lea Ypi, “Të lirë” në portugalisht dhe unë e lexova gjatë udhëtimit. Me të vërtetë e pëlqeva shumë atë libër, u apasionova dhe është një novelë fantastike për të kuptuar historinë tuaj dhe atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja që unë atë libër ua kam ofruar si dhuratë Krishtlindjeje liderëve të Ballkanit. Shqipëria ishte aq larg të themi e veçuar nga vendet e Europës, sa herë shoh atë kanoçe në zyrën time, mendoj ky është misioni, t’i japim fund këtij izolimi!”

Ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se në fakt “asnjëherë s’e ka humbur besimin te BE”.

“Gjithmonë kam thënë se kjo është një histori dashurie që deri kur ana tjetër të ndjejë nevojë për ty, ti nuk duhe të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur tjetri të hapë dritaren, pasi tjetri këndon. Tani çarçafi është hedhur”, përfundoi ai.

Ju sugjerojmë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

TE FUNDIT

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com