Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sa fole ti më përplasën në bide”, e moshuara abuzohet në azilin privat

2023/09/05 at 10:12 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Sa fole ti më përplasën në bide”, e moshuara abuzohet në azilin privat

Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen nga zonja Nafije në adresë të azilit privat “Rrezet e Jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko, nga djali i madh.


Sipas Nafijes, nëna 86-vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion. Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.


“E gjeta në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duke qarë, por nuk më tregonte se pse qante. Dyshoja. I ngrija pizhamet dhe ajo ishte me njolla të zeza në trup. Te motra dhe te vëllai nuk pati shenja asnjëherë. Se një i paralizuar nuk ka si të vritet. Dyshova dhe i thashë çfarë është kjo kështu. Nëna nuk fliste se kishte frikë nga ato që e dhunonin. E dhunonin pa masë. Unë vija e ushqeja se nëna ishte e uritur, pa ujë. Nëna ime thoshte m’u tha buza për ujë. Ato nuk i jepnin sepse nuk donin t’i ndërronin bebelinat. Gjej pronaren dhe e pyes. Vritet vetë thoshte”, tregoi denoncuesja.

Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit.

“Nuk kisha çfarë të bëja. E gjeta 5 herë të vrarë. Një telefon e kisha në shtëpi, ai ishte vetëm për foto, u detyrova u bëja foto në fshehtësi. Pashë këmbët nënës, i ngrita pizhamet, aty kam qarë me të madhe se i kishin vrarë këmbën e djathtë e kishin bërë copa-copa. Nafije më tha mua, këta të dhunojnë, nuk të ushqejnë, nuk të japin një pikë ujë. Kur vija te nëna ime këto e puthnin në sy tim, ishin skemat. Kisha frikë sepse një herë u përplasa me këtë Lilin dhe i thashë pse është vrarë nëna. Vritet vetë. Nuk vritet vetë i thashë se ka 6 vjet e paralizuar, si vritet vetë këtu i thashë unë. Nëna iku dhe nuk kthehet më, por atje ishte azili i vdekje, jo i jetës. Atje shikoje vdekjen me sy”, tha denoncuesja.

Pas ndarjes nga jeta të nënës, Nafija shkon të marrë sendet e saj personale e të gjejë përgjigje për pikëpyetjet, që e mundojnë.

“Ajo nuk tregonte se kishte shumë frikë nga ato. Ato tha të sjellin me grusht në kokë, në krahë, në këmbë. Po si të sjellin? Po të të tregoj ty më vrasin më keq tha. Ishte e pangrënë, ishte e uritur. Më ka thënë disa herë. Ato nuk i jepnin as ushqim dhe as ujë, nëna sa vinte dhe dobësohej”, u shpreh denoncuesja.

Njëra nga punonjëset i thotë se nuk ia ka prekur të ëmën, por kur e ka bërë ta gjejë nga Zoti.

Qytetarja: Si je?

Roja: Hajde!

Qytetarja: Si ke qenë? Mirë je me shëndet?

Roja: Mirë!

Punonjësja: Aty! Aty rri Nafije!

Qytetarja: Dua të marr çikë ato gjërat e mamit, se kam fol!

Punonjësja: Po! Po! Aty rri, te dera!

Roja: Aty rri, se t’i sjellin ato!

Qytetarja: E mirë! Faleminderit!

Punonjësja: Si je Nafije? Mirë? A u qetësuat noi çikë?

Qytetarja: Po si iku ajo nëna ime me plagë në atë varr?

Punonjësja: Nënën tate e kam peshuar unë.

Qytetarja: Po ça peshove ti?!

Punonjësja: Për Zotin e kam peshuar unë, nuk e…, kam Zotin dëshmitar unë. Nënën tate ta kam peshuar unë.

Qytetarja: Pse dhunohesh nëna jonë? Pse ishte me plagë? Kjo më ka ngelur pishman.

Punonjësja: Nëna jote nuk u dhunua fare. Nëna jote dhunonte veten, sepse u vriste ja… kam Zotin. Ajo…

Qytetarja: Pse s’u vra 6 vjet e paralizuar?

Punonjësja: Po ajo, ajo sëmundje degradon, moj ti. Sëmundja dita-ditës degradon, moj. Shihe tjetrën, se si është vrarë atje! Nga krevati ka rënë në tokë.

Qytetarja: Nëna ime më tha kështu. Ajo më tha, “Nafije pse fole ti, ditën tjetër, ajo më përplasi në bide” më tha mua. Për atë Zot lart!

Punonjësja: Asnjëherë në botë.

Qytetarja: Po ja, jo s’ishe ti, ishte ajo tjetra.

Punonjësja: Jo, jo! Harroje, se ndodh! Kush ta ketë bërë, e ka Zotin lart, i vuajt pasojat!

Qytetarja: Ajo më tha dy herë “Nafije mos ik” më tha, “se më vrasin”.

Punonjësja: E ke gabim. Ta ka thënë kot, se nuk është e vërtetë kjo gjë.

Ndërsa Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, pretendon se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.

“Nëna Kadrija bënte veprime të pakontrolluara që do të thotë herë pas here godiste dorën tek krevati, edhe kokën, apo edhe tek karroca kur e nxirrnin zonjat për ta larë, apo kur e nxirrnim në verandë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake./tvklan.al

Etiketa: azilidhunimgruaja


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Para
Salianji për Bashën: Për të disatën herë i shërben Berishës

Salianji për Bashën: Për të disatën herë i shërben Berishës

Drejtuesi i makinës hyn në parakalim të gabuar, përplas urbanin e Unazës

Drejtuesi i makinës hyn në parakalim të gabuar, përplas urbanin e Unazës

Pse mungoi Agron Shehaj në mbledhjen e Bardhit dhe Berishës? Gazetari shpjegon arsyen

Pse mungoi Agron Shehaj në mbledhjen e Bardhit dhe Berishës? Gazetari shpjegon arsyen
















TE FUNDIT

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
4 Tetor, 2025

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin...

Lexo më shumë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
4 Tetor, 2025

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha...

Lexo më shumë

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
4 Tetor, 2025

Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com