-U tha në Opinion

 Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë deklarojnë fëmijët e tij?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 11/06/20 |
Opi Nion

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke. Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke.

 

Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron të ardhurat nga puna si notere, të cilat vlerën makismale e arrijnë në  2014, me një shifër prej në 4 milion e 700 mije lekë.

Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit, ka arritur  të shtojë me afërsisht 1 milion lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare./Opinion.al

Pas