Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa është i rrezikshëm ekstremizmi ballkanik për rajonin dhe Perëndimin?

2016/10/06 at 6:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sa është i rrezikshëm ekstremizmi ballkanik për rajonin dhe Perëndimin?

Ekstremizmi i dhunshëm është një ndër sfidat e reja që janë shfaqur në Ballkan gjatë viteve të fundit. Për frymë popullate, në Ballkan gjenden disa nga vendet me numrin më të madh të rekrutëve në Evropë.


Qendra për Marrëdhënie Transatlantike zhvilloi një diskutim mbi temën e rrezikut që përbën ekstremizmi ballkanik. Pjesëmarrësit në diskutim vënë në dukje se ky ekstremizëm, më parë një problem që eksportohej jashtë kufijve të Ballkanit, tani është një kërcënim për sigurinë e vetë rajonit.

“Sipas përllogaritjeve, rreth 800-1000 individë nga Ballkani janë angazhuar në konfliktet në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit. Rreth 40% prej tyre mendohet se janë kthyer, duke prezantuar një kërcënim të ri për Ballkanin dhe më gjerë për Evropën”, thotë analisti Spencer Boyer.

Ai e ndjek me vëmendje situatën në Ballkan si specialist në Këshillin Kombëtar të Zbulimit, një strukturë konsulente brenda Qeverisë amerikane.

“Luftëtarët që kthehen shërbejnë si rekrutë për ISIS dhe ushqejnë destabilitet. Këta individë të radikalizuar edhe më tej në fushë të betejës, të stërvitur në ndërtimin e mjeteve eksplozive, në përdorimin e armëve përbëjnë një kërcënim akut për sigurinë”, thotë analisti Boyer.

Problemi i ekstremizmit islamik, një fenomen që vërehet edhe në disa vatra të Evropës Perëndimore, është veçanërisht shqetësues në Ballkan thekson Edward Joseph i Institutit për Problemet Aktuale Botërore.

“Duhet të kemi parasysh faktin që Ballkani ruan përçarje brenda vetes që e bëjnë situatën edhe më të brishtë, por edhe më të prekshëm nga influenca të tilla.  Dëshmi e karakterit të trazuar të Ballkanit janë ringjalljet e simboleve dhe figurave që ushqejnë armiqësitë etnike, rehabilitimi i disa prej figurave më të diskredituara në histori, për shembull në vende si Serbia dhe Kroacia, që nuk kanë asnjë lidhje me islamin” tha Joseph.

Për këtë arsye, pjesëmarrësit e shohin radikalizmin islamik në Ballkan si një fenomen me përmasa dhe potencial rreziku që e kapërcen numrin e rekrutëve xhihadistë.

Analistët sjellin perspektiva të ndryshme në diskutimin e shkaqeve që ushqejnë radikalizmin në Ballkan, por konsensusi i përgjithshëm është se ky dekada pas rrëzimit të komunizmit dhe pas luftërave të viteve ’90, hija e konfliktit nuk i është ndarë rajonit.

“Shumë vende të Ballkanit ende nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen”, thotë analisti Adrian Shtuni, i firmës konsulente“Shtuni Consulting LLC”.

“Shoqëri si Maqedonia, ose Bosnja në Ballkan kanë një problematikë pak më të lartë sepse mungon koezioni social. Në momentin që koezioni social nuk është aty ku duhet, elementët ekstremistë gjejnë një vatër dhe e shfrytëzojnë. Prandaj, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për asgjë tjetër, në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm duhet gjetur gjuha e përbashkët sepse ky fenomen e prek gjithë shoqërinë, sepse nuk nuancon midis një etnie apo një etnie tjetër”, thna Shtuni.

Shtuni thekson se problemi vërehet edhe në një vend homogjen nga pikëpamja etnike dhe fetare, siç është Kosova.

“Ke fenomenin e luftës, është ajo hija e luftës që akoma mbetet, është fakti që shoqëria nuk po e gjen një vektor, nuk po e gjen një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe kam përshtypjen që çështjet e identitetit sidomos në Kosovë duhet të shihen më në thelb”, tha ai.

Ekzistenca e ekstremizmit të dhunshëm vë në rrezik proceset integruese për vendet ballkanike që duan të aderojnë në BE apo NATO, në një kohë që ambiciet euro-atlantike janë garancia më e fortë për t’i mbajtur këto shoqëri të fokusuara drejt Perëndimit.

Shtuni sjell shembullin e Kosovës.

“Nëse nuk mund të bashkohesh me Bashkimin Evropian dhe nuk është një vizion i qartë se çfarë do bëhet; nëse nuk mund të bashkohesh me shqiptarët e tjerë në Ballkan atëherë duhet të ketë një platformë se çfarë do të bëhet sepse nuk mund të mbahet Kosova në purgator për një kohë shumë të gjatë”, thotë Shtuni.

Kur është fjala tek përgjigja ndaj problemit, rekomandimet nuk ofrojnë një zgjidhje të qartë, apo të momentit.

“Duhet të mbyllen çështjet e hapura të Ballkanit. Duhet t’u bëhet sfidë individëve që po ushqejnë thellimin e përçarjeve në Ballkan si Milorad Dodik, me referendumin e tij provokativ në Bosnje. Duhet të marrë fund kundërshtimi grek ndaj emrit të Maqedonisë që e mban këtë vend peng në përpjekjet e tij për antarësim në NATO, apo BE. Duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet që e mbajnë Kosovën peng dhe bllokojnë njohjen e saj nga pesë vende të tjera të BE. Në këtë mënyrë ky rajon bëhet më i stabilizuar dhe më i paprekshëm nga radikalizmi”, thotë analisti Edward Joseph.

Për analistin Shtuni, zgjidhja duhet gjetur nga vetë shoqëritë që po ballafaqohen me këtë kërcënim:

“Jo gjithmonë ke nevojë për të pasur një organizatë për t’u marrë me këtë problematikë, jo gjithmonë ke nevojë për fonde nga jashtë, sepse kam përshtypjen se është krijuar një vartësi shumë e madhe, për mendimin tim jo e arsyeshme kur vjen puna tek fondet. Mendoj që nëse shoqëria e shikon këtë si problematikë, duhet të gjejë mënyrat dhe mjetet e veta për t’iu qasur problemit”, tha ai.

Pavarësisht nga perspektivat e ndryshme në diskutimin e shkaqeve dhe përgjigjes ndaj problemit, analistët janë të një mendjeje se ndikimi i ekstremizmit ballkanik i kapërcen kufijtë e Ballkanit.

“Përhapja e xhihadizmit në Ballkan i vë në rrezik interesat amerikane, veçanërisht në një kohë kur partneri kryesor i Shteteve të Bashkuara – Bashkimi Evropian, po ballafaqohet me përçarje të brendshme. Zgjerimi i ekstremizmit islamik dhe destabilizimi i mëtejshëm i rajonit nënkupton se vendet ballkanike që nuk janë përfshirë ende në BE do ta kenë më të vështirë të bindin Bashkimin për t’i pranuar. Integrimi euro-atlantik i Ballkanit është në interesin e drejtpërdrejtë amerikan”, thotë analisti i shërbimeve amerikane të zbulimit Spencer Boyer.

“Një Ballkan i izoluar dhe i radikalizuar më tej do të jetë kokëçarje e vazhdueshme për Perëndimin”, thotë Shtuni.

“Ballkani nuk është vetëm i ballkanasve, Ballkani është urë kalimi që po shfrytëzohet dhe ka grupe të caktuara, dhe qeveri dhe vende të caktuara që janë të interesuara që të kenë më tepër influencë në atë rajon”, tha ai.

Një Ballkan i destabilizuar, ose i përjashtuar nga BE-ja nuk është thjesht një terren tërheqës për radikalizmin islamik, apo nacionalizmin e rrezikshëm, por edhe për Rusinë që është e interesuar të dobësojë influencën amerikane dhe evropiane në botë. Ky potencial rreziku, thonë pjesëmarrësit, duhet të vazhdojë të udhëheqë politikat evropiane dhe amerikane ndaj Ballkanit. /VOA/

 

Etiketa: ekstremizmi ballkanikrajonirrezikshmeria


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
Rajoni

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

23 Tetor, 2025 11:17 am
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Para
SHBA: Në zgjedhjet 2016, media shndërrohet në personazh

SHBA: Në zgjedhjet 2016, media shndërrohet në personazh

Policia ndalon tifogrupin “Dardanët” në Shkodër/ Po planifikonin hapjen e një flamur gjigand

Policia ndalon tifogrupin "Dardanët" në Shkodër/ Po planifikonin hapjen e një flamur gjigand

Video/ Kërkesa e çuditshme e trajnerit: “Ronaldo dhe Ibra dua spermën tuaj….”

Video/ Kërkesa e çuditshme e trajnerit: "Ronaldo dhe Ibra dua spermën tuaj...."
















TE FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
23 Tetor, 2025

Pamje të reja të publikuara online tregojnë momentin kur një bandë hajdutësh u largua nga Muzeu i Luvrit nëpërmjet një...

Lexo më shumë

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
23 Tetor, 2025

Misioni i OSBE/ODIHR ka bërë 25 rekomandime në përfundim të zgjedhjeve të 11 Majit që kanë të bëjnë me ndryshimin...

Lexo më shumë

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
23 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Berisha thotë se...

Lexo më shumë

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
23 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com