Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa është fatura e përmbytjeve të shekullit në Gjermani

2021/07/21 at 9:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa është fatura e përmbytjeve të shekullit në Gjermani

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur plotësisht. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.


Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

“Shkatërrim komplet”

Ndërkohë bëhen të ditura informacione të tjera për firmat dhe humbjet që ato kanë pasur. Kompleksi i dyqaneve Factory-Outlet-Center në Bad Münstereifel me 50 dyqane është zhdukur praktikisht, thonë reporterët. Hoteli Dorint në Bad Neuenahr: “është shkatërruar komplet “, thotë manaxheri Jörg T. Böckeler. Uji mbërriti deri në katin e dytë. Në Leverkuzen, u mbyll klinika me 2500 të punësuar për shkak të dëmeve të mëdha në furnizimin me energji elektrike.

Shtëpi dhe fabrika janë dëmtuar, infrastruktura është shkatërruar. Por çfarë do të thotë infrastrukturë?

Të parat në infrastrukturë janë rrugët dhe trenat. Sipas vlerësimeve të para të situatës, njoftoi ndërmarrja gjermane e hekurudhave, Deutsche Bahn tregon se: Hekurudha në rajon janë dëmtuar shumë në një distancë prej 600 kilometrash. Këtu bëjnë pjesë shinat, teknika e sinjaleve, urat, kutitë e sinjaleve. Në 80 stacione dhe pika qëndrimi ka dëme nga uji, balta dhe llumrat. Të paktën 20 lokomotiva dhe trena kanë dalë nga përdorimi për disa muaj.

Në Luginën e Ahr-it trenat rajonale nuk udhëtojnë dot aktualisht. Në Luginë janë prishur shtatë ura hekurudhore dhe 20 nga 29 kilometrat e shinave, thotë ndërmarrja e trenave rajonalë. Segmenti i Eifelit nga Triri në Këln është bllokuar komplet.

Rrugët e shkatërruara dhe urat e rrëzuara do e bllokojnë qarkullimin për një kohë të gjatë. Pavarësisht se në shumë vende rrugët janë pastruar nga llumi dhe rrënojat.

“Ujë të ftohtë, banesa të ftohta”

Shumë nga riparimet kërkojnë kohë. Furnizuesi i rrjetit Mittelrhein, paralajmëroi se furnizimi me gaz në rrethin e Ahrvajlerit (Ahrweiler), kërkon muaj që të vihet në funksionim. “Tubat e gazit janë shkatërruar komplet,” tha zëdhënësi i firmës, Marcelo Peerenboom. Disa kilometra tucacione duhen vendosur sërish nga e para. „Kjo do të zgjasë javë ose muaj të tërë. Që do të thotë se qytetarët do të kenë ujë të ftohtë dhe banesa të ftohta edhe kur të vijë sezoni i dimrit.”

 

Në zonat e përmbytura celulari apo telefonia fikse nuk funksionoi për ditë me radhë. Uji morri me vete stacionet e telefonisë mobile dhe kutizat e shpërndarjes së telefonit fiks. Kompania Deutsche Telekom dhe ajo Vodafone ngritën gjatë fundjavës në Eifel, stacione mobile antenash dhe pjesë zëvendësuese me transportues të rëndë, kostot për këtë nuk janë dhënë ende.

“Forca kombëtare”

Llogaritë po bëhen kudo. Kompanitë e sigurimit do të japin vlerësimet e para në mes të javës. Në ministrinë e transportit një grup pune është mbledhur për të folur për riparimin e urave, shinave, rrugëve dhe antenave të prishura. Vetëm për ndërmarrjen e hekurudhave Deutschen Bahn dhe për rrugët, Federata duhet të japë të paktën 2 miliardë euro, thuhet në rrethet qeveritare. Ministri i financave Olaf Scholz foli për “demostrim të forcës kombëtare”, që duhet ndjekur tani me ndihma të menjëhershme prej 400 milionë eurosh. Ato duhet të jenë në dispozicion që tani në muajin korrik.

“Mbas përmbytjeve në Elbë në vitin 2002, u deshën tre vjet për të riparuar dëmet e mëdha, dhe pesë vjet deri sa zonat e përmbytura filluan të dukeshin sërish në rregull,” tha Reinhardt Quast, president i Shoqatës qendrore të ndërtuesve gjermanë.

Përmbytjet e viteve 2002 dhe 2013, janë përdorur gjithnjë si pika referimi për të bërë vlerësime të katastrofave. Pas ndihmave të menjëhershme, Federata dhe landet vunë në atë kohë në dispozicion tetë miliardë euro. Por kriza aktuale ia kalon atyre të mëparshmeve. Shifra e njerëzve që kanë humbur jetën e bën këtë të qartë: 164 të vdekur në zonën e katastrofës. Kjo shifër nuk do të mbesë kaq, sepse viktima të tjera nuk janë gjendur ende. Forcat e shpëtimit janë duke kërkuar ende për të humburit./DW

 

 

Etiketa: faturagjermanipermbytje


Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Para
Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet 44-vjeçari me dy identitete

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet 44-vjeçari me dy identitete

Video/ Aksident tek terminali në Korçë, makina përplas të riun

Video/ Aksident tek terminali në Korçë, makina përplas të riun

Kanosi me armë gjahu një familje, arrestohet 30-vjeçari në Mirditë

Kanosi me armë gjahu një familje, arrestohet 30-vjeçari në Mirditë
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com