Politikë

Sa e mbështesin? Berisha: Çdo ditë po shtohen deputetët, jemi në diskutime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 11/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se është në diskutime me deputetë të tjerë që t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit.

Berisha ka kërkuar sërish ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë dikur kreut të PD Lulzim Basha, duke theksuar se e ka njohur me kohën.

“Kjo është luftë me narkoshtetin që kishte marrë peng opozitën. Duhet të ndahet shapi nga sheqeri opozita e vërtetë me fallco opozitën me vegël opozitën ose fasadë opozitën. Çdo ditë po shtohen deputetët, jemi në diskutime por nuk ka diskutim sepse ata po e kuptojnë. Të gjithë ata që duhet të kenë një raport me votuesit ata s’mund të rrinë me Bashën ai përbën figurën më të shpërfytyruar të politikës që ka qëndruar me vrasës, askush s’e ka bërë këtë.  Kjo qenka kështu, është e vërtetë që unë kam kërkuar ndjekë publike dhe kërkoj përsëri për mbështetjen që i kam dhënë por ADN e vërtetë të njeriut e bën koha, është koha ajo që bën radiografinë. A ka njeri që e imagjinon që një kryetar opozite të përpiqet të mbijetojë dhe të mbrohet nga kriminelë?”, tha Berisha në “AbC”./Opinion.al

Pas