Kryesore

Sa doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë sot në Shqipëri?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 22/02/21 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Për të pritur dozat e vaksinës  kryeministri Edi Rama ndodhet në aeroportin Nënë Tereza.

Kryeministri theksoi se mazhoranca i qëndron planit për vaksinimin e të gjithë popullatës për 14 muaj. Rama ka deklaruar  gjithashtu se Shqipëria është drejt finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca.

“Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve. Ky objektiv është shumë ambicioz për faktin se siç ju e shihni, lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë dhe sasitë mbeten shumë të vogla. Ne nuk hymë te ata që dorëzohen dhe kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Vazhdojmë furnizimin me Pfizer, vazhdojmë vaksinimin, jemi në përfundim të vaksinimit të të gjithë të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për ta dhe personelit, dhe kemi filluar me vaksinimin e kategorisë oplus 80 vjeç. Sot që flasim 70% e vaksinave janë në duart e 10 shteteve. Sot mbetet akoma shifra e 140 shteteve që nuk kanë asnjë dozë”, tha Rama./ Opinion.al

Pas