Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa bukur, sa ndjeshëm i ka shkruar deputeti Boçi vajzës

2016/04/05 at 9:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa bukur, sa ndjeshëm i ka shkruar deputeti Boçi vajzës

Nga Luçiano Boci

E bukura vajza ime “e vogël”!

Nuk jam në gjendje të pohoj se vërtet kanë kaluar 15 vite nga ardhja jote midis nesh. Më duket kaq shpejt sa nuk dua as ta mendoj….

Kohës i ka humbur dimensioni dhe shënimi i saj me ngjan me një konvencion të pavërtetë…

Kjo nuk më ngjet vetëm mua.

Të gjithë prindërve u mungon aftësia kohëmatëse për fëmijët e tyre!

M.gj.t ka disa vite që s’të mbaj më në krahë e kalaqafë, por vetëm të përqafoj me krenari.

Je “e madhe” tani…!

Je krahu im i përballimit të sfidave!

U bënë muaj që nuk të përkëdhel si dikur me qortime, por të gjykoj pareshtur me përkëdheli e fjalë perëndie, duke dashur gjithmonë që ti të bëhesh thjeshtësisht e mirë, e ditur dhe e bukur!

U bë kohë që nuk të kushtoj kohën që dua dhe meriton, sepse puna ime nuk mbaron asnjëherë, por e di që pritja jote e darkës me Belën e Paridin, më zgjat kohën e jetës dhe më jetëson gëzimin e ekzistencës!

Jo rrallë tashmë, dua përgjigje e aprovimin tënd, për disa pyetje e paraqitje të miat!

Je e rritur tani…

Je kritizierja më e pastër që kam!

Nuk e fsheh dot që do doja të ishe gjithmonë ajo kukulla ime e vogël, siç të thërret ende ime më.

Kukulla e bukur, së cilës i sillja cdo herë kukullën e rradhës, të cilën e pagëzoje menjëherë me seriozitet prej vërteti, me emër të sinqertë dashurie!

E kam ende të fotografuar në mendje shkëlqimin hyjnor të syve të tu, që ndrinin nga kënaqësia kur i pushtoje me adhurim, siç kam sot të pandashëm shigjetimin e vështrimit tënd korrektues, për çdo veprim timin publik!

“Mërzitem” e “nervozohem” që po rritesh, po dua e dëshiroj pafund të rritesh. Me buzëqeshje gjithmonë…

Ngazëllimi që i shkakton ti Belës, shkrin çdo ndalesë që ajo ka menduar të vendosë!

Ndërsa përkushtimi magjik për Paridin, e bën atë të falë ty jo vetëm dashuri, por dhe botën po ta kishte!

Unë e di që ca “gjëra” të vogla të padëmshme mi fsheh, se ashtu duhet!

Sikurse ti e di që zëri im ngrihet për “bojatisjet” e festave, çfo herë që nuk duhet!

Por ti nuk mërzitesh…

Ti ke ditëlindjen!

Gëzuar Enxhuka jonë 15 vjetorin!

Bekime për ty goca ime e vogël!

Dhe 100 vite të tjera si pranvera të jetosh!

E lumtur dhe e suksesshme mes miqsh e me familje të jesh gjithmonë!

p.s

E pres të më qortosh që të shkruajta në FCB, duke mos u treguar diskret, siç ti do. Por mos harro që dhe unë kam miq, me të cilët dua të ndaj gëzimin tim!

Ju sugjerojmë

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Para
Lufta/ Nëse hyn Rusia, do futet dhe Turqia

Lufta/ Nëse hyn Rusia, do futet dhe Turqia

Video/ Kapen dy persona me 22 kg kanabis në Vlorë

Tiranë/ Shisnin dhe prodhonin drogë, kapen 4 persona nga policia

Kush është fëmija që sot mban nofkën “Famëkeqi”

Kush është fëmija që sot mban nofkën "Famëkeqi"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme...

Lexo më shumë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
12 Maj, 2025

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
12 Maj, 2025

Në KZAZ nr. 84 në qytetin e Vlorës sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet  parlamentare 2025....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com