Kronikë

Ryshfet për të operuar 17-vjeçarin e plagosur në Shkodër, pranga 2 mjekëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 03/07/21 |
Opi Nion

Dy mjekë të spitalit të Traumës janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për korrupsion.

Mësohet se të arrestuarit janë Serdi Memini 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj , 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Sipas informacioneve dy mjekët kanë marrë ryshfet për të operuar 17 vjeçarin Elmedin Dyli, i cili mbeti i plagosur në masakrën e Velipojës një javë më parë.

Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër./ Opinion.al

Pas