Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rutte në Ballkan, beson tek angazhimi i SHBA në NATO

2025/03/10 at 11:05 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan.


Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, nesër ai qëndron në Kosovë. Para vizitës Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën (11.03) pritet të vizitojë Kosovën, ndërsa gjatë ditës së hënë (10.03) ai qëndron në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo është vizita e parë e Mark Rutte-s në Kosovë që nga marrja e postit të shefit të NATO-s.

Sipas njoftimit të Aleancës, Mark Rutte, gjatë kësaj vizite në Bosnjë dhe Kosovë, shoqërohet nga zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, si dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Para kësaj vizite, shefi i NATO-s ka deklaruar se “stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është çështje e rëndësishme”, duke shtuar se “nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Aleancën Veri-Atlantike, NATO”.

Vizita e Ruttes në kohë tensionesh në Bosnje-Hercegovinë

Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Mark Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, kryetarin e Këshillit të Ministrave, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin në detyrë të Sigurisë. Vizita e shefit të NATO-s në Bosnjë zhvillohet në një periudhë tensioni në këtë shtet, pasi presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, më 5 mars nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës.

Me këto ligje ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

Pas Bosnjë-Hercegovinës, shefi i NATO-s, Mark Rutte, viziton Kosovën. Në Prishtinë, sipas njoftimit nga zyra e tij, ai do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rutte do të takojë gjithashtu shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, shefin e misionit EULEX, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Barbano, shefen e UNMIK-ut dhe atë të misionit të OSBE-së.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, i cili shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, ndodh vetëm pak ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve dhe në pritje të krijimit të qeverisë së re të vendit./DW



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike

Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike

Veliaj ankimoi masën “arrst me burg”, Apeli i Posaçëm vendos datën dhe orën e shqyrtimit të kërkesës  

Një muaj në burg, Veliaj nga qelia: Letrat anonime s’kanë vend në Shqipërinë moderne! Nesër do të mbrohem...   

Ajola Xoxa paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Ajola Xoxa kërkoi lirimin e llogarive bankare, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com